Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: 21 vite pa këngëtaren Anita Bitri
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > 21 vite pa këngëtaren Anita Bitri
Yjet

21 vite pa këngëtaren Anita Bitri

Written by:
Prive
Last updated: 21 Tetor, 2025
Share

Janë bërë 21 vjet nga ndarja nga jeta e Anita Bitrit, këngëtares me zë të rrallë që preku zemrat e publikut shqiptar dhe që humbi jetën tragjikisht bashkë me vajzën dhe nënën e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E lindur në Sarandë më 1968, Anita u bë një nga figurat më të dashura të muzikës shqiptare gjatë viteve ’90 me hite që vazhdojnë të dëgjohen edhe sot si “Mos u nxito, mos u gabo”, “Dashuria e parë”, “Vetëm sytë e tu” dhe shumë të tjera që e bënë një ikonë të brezit të saj. Zëri i saj i ëmbël dhe interpretimi plot ndjenjë e kthyen në një prej artisteve më të pëlqyera të skenës shqiptare.

Pas shpërnguljes në SHBA, Anita po ndërtonte një jetë të re me vajzën e saj të vogël dhe nënën, ndërkohë që po përgatiste dy albume — një në shqip dhe një në anglisht. Por në tetor të vitit 2004 ndodhi tragjedia që tronditi komunitetin shqiptar në New York dhe gjithë publikun në vendlindje.

Gjatë punimeve për renovimin e banesës së saj në Staten Island, Anita kishte kontraktuar një kompani ndërtimi shqiptare. Punëtorët kishin mbyllur aksidentalisht gypin e ventilimit të sistemit të ngrohjes, çka shkaktoi grumbullimin e monoksidit të karbonit në shtëpi. Ajo, vajza e saj e vogël dhe nëna, humbën jetën në gjumë nga helmimi.

Pas këtij incidenti, shteti i New York-ut ndryshoi rregullat për sigurinë e banesave, duke bërë të detyrueshme instalimin e detektorëve të monoksidit të karbonit në çdo shtëpi — një masë që mori emrin “Rregulli i Anitës”.

Edhe sot, pas më shumë se dy dekadash, kujtimi i saj mbetet i paharruar, si një kujtesë e dhimbshme e një jete të ndalur në kulmin e talentit dhe dashurisë për muzikën. /Prive By Liberta Spahiu.

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Jozit i ofrohet bakshish në koncert, ky është reagimi i tij
Next Article ‘Eliksir biologjik’, Diola zbulon ritualin e saj çdo mëngjes
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Black Friday ka filluar në Gresa Lashes – Rezervo vendin tënd tani!

Për të gjitha vajzat që duan të ndërtojnë një…

Writen by
Prive
2 Nëntor, 2025
ModëYjet

10 tendencat e manikyrit të thonjve me të cilat do të jeni të fiksuar këtë pranverë

Ngadalë por sigurt, dimri i ftohtë po zëvendësohet nga…

Writen by
admin
21 Janar, 2025
Yjet

‘Përgjithmonë’ sjell Besën në bashkëpunim

Besa Kokëdhima ka lansuar projektin e ri muzikor. 'Përgjithmonë'…

Writen by
Prive
23 Mars, 2025
Yjet

Kë nuk e ftuan në ‘iftar party’? Flasin Lela e Leo!

Javën që lamë pas, çifti Leo dhe Lela organizuan…

Writen by
Prive
25 Mars, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Lady Gaga po martohet! Artistja zbulon planet e dasmës
7 Mars, 2026
Fjalë zemre nga Beatrix për Albanin në ditën e tij të veçantë
7 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?