Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Akuzat për kultivim droge, Pupa: S’më intereson mendimi juaj!
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Akuzat për kultivim droge, Pupa: S’më intereson mendimi juaj!
Yjet

Akuzat për kultivim droge, Pupa: S’më intereson mendimi juaj!

Written by:
Prive
Last updated: 3 Qershor, 2025
Share

Artisti i njohur shqiptar Elvis Pupa ka reaguar pas përhapjes së lajmeve që e lidhin me akuza për kultivim të kanabisit.

Përmes një videomesazhi ai ka reaguar ne rrjetet sociale u shpreh ai:

“Të gjithë synojnë të jenë perfekt.

Unë kam lindur në fund të viteve ’70-të dhe të jetoje fëmijërinë tënde në vitet ’80-të… obobo…

Gjithmonë na thonin: ‘Mos fol, ha çfarë të kemi vendosur ne përpara. Por atëhere lale, s’kishe shanse të gaboheshe, mos të guxoje të gaboheshe, sepse atëherë nuk ishe njeri, ishe turpi i familjes, turpi i fisit, turpi i shoqërisë, turpi i shkollës dhe turpi i lagjes.

Si rrjedhojë, prindërit thonin: ‘Ky nuk është kalamani im. Nuk e kam edukuar kështu unë këtë’. Prindërit tanë ishin perfeksionist. Ata po. Dhe jo të llojit që thjesht ta mbajnë shtëpinë pastër, se ajo dihet që kur vinin komshinjtë, vinte prova e dy gishtave, që nuk kishte laborator që ja kalonte testimit të tyre se kur ishte hera e fundit që i kishe marrë pluhurat në shtëpi. Perfeksionizimi ishte i tipit që një fjalë ta thoje gabim, prindërit nuk të flisnin me gojë një javë, madje nuk të shihnin me sy. Kalonin afër teje… Gjithmonë thoja: ‘Si ka mundësi që nuk më shkelin. Kalojnë kaq perfekt anash sikur unë nuk ekzistoj’. E kështu ti rritesh me idenë që duhet të rritesh perfekt. Duhet të ecësh siç duhet dhe të sillesh siç duhet. Në fund nuk përfundon njeri, por një robot me ankth. Perfeksionizmi nuk është virtyt. Është një helm emocional, po me emër trendi. Nuk është ambicie vëlla. Nuk është sukses, por është një zë brenda kokës që të thotë gjithmonë: ‘Ti nuk je duke bërë akoma mjaftueshëm’, pavarësisht se ti ke dhënë gjithçka, edhe shpirtin. Ironia është që prindërit tanë nuk na urrenin, e kundërta. Ata donin që ne të ishim perfekt që bota të na vlerësonte, mos të na shkelte me këmbë. Po bota prapë të shkel me këmbë dhe e bën me buzëqeshje, të shkel me klas. Nuk e them këtë për miratim, as nuk më intereson mendimi juaj, sepse jeta ime personale është personale. Nuk më keni borxh asgjë e as unë ju. Aspak!”, u shpreh ai. /Prive By Liberta Spahiu

View this post on Instagram

A post shared by Elvis Pupa (@elvispupa)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Sonte në shesh, nesër projekti i albumit – Rikthimi i shumëpritur i Armend Rexhepagiqit
Next Article ‘Burri më pagoi të shkoja me gruan’, trondit ish-konkurenti i ‘Përputhen’
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Gabimet që si harron dot, një rrëfim ndryshe i Blendi Fevziut

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ka qenë së fundmi…

Writen by
Prive
13 Maj, 2025
Yjet

Njihuni me motrën yll të Xhenetës

Finalistja Xheneta Fetahu ka vendosur të marrë pak kohë…

Writen by
Prive
10 Prill, 2025
Yjet

Alby the Goat në pritje të ëmbël

Një ndër personazhet më interesantë në tregun e showbizzit,…

Writen by
Prive
11 Maj, 2025
Yjet

Sinan vjen me “Diell për mu” – një këngë që prek zemrat!

Një nga artistët më të rinj në tregun muzikor…

Writen by
Prive
10 Maj, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?