Administrata Trump së fundmi ka bërë një kthesë të papritur në lidhje me pretendimet e saj se ekzistonin disa dosje për Jeffrey Epstein që mund të bëheshin publike në përpjekje për të qenë më transparente për raste historike me profil të lartë.
Kanë qarkulluar thashetheme për një të ashtuquajtur ‘listë klientësh’, por kjo është mohuar nga administrata.
Një raport nga Departamenti i Drejtësisë dhe FBI deklaron: “Një shqyrtim sistematik nuk zbuloi asnjë ‘listë klientësh’ komprometuese.”
“Po ashtu nuk u gjetën prova që Epstein kishte shantazhuar individë të rëndësishëm si pjesë e veprimeve të tij.”
“Nuk kemi zbuluar prova që do të justifikonin një hetim kundër personave të tretë që nuk janë paditur.”
Që nga ajo kohë ka pasur spekulime se lista e përfolur nuk po publikohet sepse mund të jetë diçka që po fshihet.
Dhe nuk janë vetëm disa qytetarë amerikanë që mendojnë kështu; një sondazh i kryer nga The Economist dhe YouGov nga data 11 deri më 14 korrik tregoi se një 67 për qind marramendës e amerikanëve besojnë se qeveria po fsheh informacion mbi Epstein, sipas The Independent.
Megjithatë, Trump vazhdon të mohojë se ka më shumë informacion për t’u publikuar dhe e ka quajtur gjithë çështjen një ‘mashtrim’ të krijuar nga demokratët.
Por janë pikërisht ndjekësit e tij republikanë që po ngrenë pyetje për gjithë këtë — diçka për të cilën presidenti i ka kritikuar, duke i quajtur ‘të dobët’.
Dje (16 korrik), një gazetar e pyeti Trump-in në lidhje me të ashtuquajturin mashtrim Epstein dhe i kërkoi prova për këtë ‘mashtrim’.
“Mashtrimi ka qenë i organizuar nga demokratët për katër vite,” tha ai.
Trump shtoi se ‘disa republikanë budallenj’ kanë rënë në kurthin e atyre që besojnë teorinë konspirative, e supozuar si e krijuar nga demokratët.
Elon Musk më pas iu përgjigj një videoje të intervistës së djeshme dhe shkroi: “Wow, e pabesueshme që Epstein ‘vrau veten’ dhe Ghislaine është në burg federal për një mashtrim.”
Duke iu përgjigjur një postimi tjetër që thoshte se gjithë kjo nuk është mashtrim, Musk shkroi: “Është një mbulim (në mënyrë të qartë).”
Një tjetër person e akuzoi Trump-in për ‘manipulim psikologjik’ (gaslighting).
“Kjo duhet të jetë një nga rastet më të rënda të manipulimit që kam parë ndonjëherë në 36 vitet e mia në këtë planet,” u shpreh ai me zemërim.
“Trump tani nuk është aspak ndryshe nga çdo politikan tjetër që kujdeset vetëm për pushtetin dhe mbrojtjen e vetes.”
“Gjithmonë e kam ditur që nuk do ta marrim kurrë të vërtetën e plotë për dosjet Epstein, por kjo kthesë e Trump-it dhe fshehja nga ndjekësit e tij është jashtë kontrollit.”
Duke iu përgjigjur kësaj, Musk tha: “Asnjë klient i Epstein nuk është ndjekur penalisht. Asnjë.”/Prive By Liberta Spahiu
Wow, amazing that Epstein “killed himself” and Ghislaine is in federal prison for a hoax 🤔
— Elon Musk (@elonmusk) July 16, 2025