Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: “Justin Bieber” i mashtron të gjithë në një klub nate luksoz
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > “Justin Bieber” i mashtron të gjithë në një klub nate luksoz
Yjet

“Justin Bieber” i mashtron të gjithë në një klub nate luksoz

Written by:
Prive
Last updated: 19 Gusht, 2025
Share

Një DJ ka mbetur i turpëruar pasi një “Justin Bieber” i rremë iu bashkua në skenë gjatë një performance në një klub nate në Las Vegas.

DJ-i dhe producenti i njohur Gryffin po performonte në klubin XS, kur iu tha se Justin Bieber ndodhej në ndërtesë dhe donte të ngjitej në skenë për të performuar me të.

Personi që pretendonte se ishte Bieber doli në skenë i veshur me një xhaketë bomber, me kapuçin mbi kokë, syze të mëdha dielli, dhe pantallona të gjera, nga të cilat i dukej pjesa e sipërme e të brendshmeve — një stil karakteristik i Bieberit në të kaluarën.

Gryffin vazhdoi performancën duke luajtur këngën shumë të njohur të Bieberit, “Sorry”, pas një kërkese që dyshohej se vinte nga “ekipi” i këngëtarit. Në atë moment, DJ-i e prezantoi: “Bieber është këtu, njerëz!”

Megjithatë, pas performancës, Gryffin mbeti i habitur kur zbuloi se personi që kishte ngjitur në skenë nuk ishte Justin Bieber, por dikush që shtirej si ai. Video nga performanca janë bërë virale në rrjete sociale, duke shkaktuar reagime komike në internet.

Në një video të shpërndarë në TikTok ku imituesi shfaqet duke kërcyer pa bluzë, autori i videos kishte shkruar:
“POV: Ti shkon në klub në Vegas dhe Justin Bieber po performon.”

Në kohën e publikimit, kjo video kishte kaluar 345,000 shikime dhe kishte nxitur dhjetëra komente qesharake.

Një komentues shkroi: “Ky është Busting Jieber”, një tjetër shtoi: “Unë isha aty mbrëmë, thashë me vete: ky s’është aspak JB.”
Një i tretë bëri shaka: “Ky është Dustin Beaver nga Temu.”

Të tjerë u shprehën të habitur nga e gjithë situata.

“Është çmenduri që njerëzit me të vërtetë menduan se ishte ai, deri në atë pikë që e lanë të performojë,” shkroi dikush.
Një tjetër pyeti: “Si e lanë të futej në skenë!?”
Një tjetër komentoi: “LOL, kjo është çmenduri e vërtetë.”
Dikush shtoi: “Sa shumë njerëz janë mahnitur dhe s’kanë asnjë ide kush është. Kush e lejoi këtë të ndodhte?”

Disa raportime sugjeruan se imituesi ishte paguar për performancën, por kjo nuk rezulton të jetë e vërtetë. Në fakt, personi në fjalë – që besohet të jetë një francez me emrin Dylan Desclos – është ndaluar të hyjë më në klub.

Një zëdhënës i Wynn dhe XS Nightclub i tha TMZ-së:

“Pas një mashtrimi të mirëorganizuar dhe me disa hapa nga ai dhe ‘ekipi i tij’, një imitues i Justin Bieber u lejua të ngjitej në skenën e XS.

Sapo u kuptua gabimi, ai u nxor menjëherë nga resorti dhe iu ndalua hyrja në të ardhmen.” /Prive By Liberta Spahiu

 

@isaagonzalezz_ When in Vegas!!!!! I guesss #vegas #justinbieber #fyp ♬ original sound – Isagonzalez✨

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Gjendet pa shenja jete në makinë influencerja e njohur
Next Article Arti shfaqet krah të dashurës së re dhe ajo qenka një super yll!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

‘Ndoshta i shihni bashkë’, Dini bën paralajmërimin për Klodin dhe Elijonën

Spektakli i Big Brother VIP Kosova 4 mund të…

Writen by
Prive
6 Mars, 2026
Yjet

Vserlo tallet keq me klikimet e Gjestit dhe Eglit

Vserlo, ish-banor i Big Brother VIP Albania 4, ka…

Writen by
Prive
2 Qershor, 2025
Yjet

Nervozohet Shqipja, reagon për raportin e saj me Blerandon

Shqipe Hysenaj, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 2”,…

Writen by
Prive
12 Shtator, 2025
Yjet

‘Prindërit e mi janë…’, gruaja e Bleros tregon prejardhjen e saj

Pas dasmës madhështore që mori vëmendjen e të gjithëve…

Writen by
Prive
19 Janar, 2026

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Buta dorëzohet në polici, shoqërohet në emergjencë
11 Prill, 2026
Buta përfshihet në rrahje në Ferizaj, reperi në kërkim
11 Prill, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Manage Consent

Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Functional Always active
Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
View preferences
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?