“La notte di San Lorenzo” (AM Productions) është kënga më e re e grupit Stil Novo, një krijim më romantik e më pasional se projektet e tyre të mëparshme, që për herë të parë sjell bashkëpunimin me “mbretëreshën” e pop-it dhe RnB-së shqiptare, Arta Bajrami, artiste me një karrierë mbi një dekadë, e mbushur me suksese të mëdha.
Teksti i këngës flet për një shëtitje të vetmuar buzë detit gjatë natës së yjeve që bien. Krijohet kështu kontrasti mes gëzimit të njerëzve që festojnë pranë zjarreve dhe “dhimbjes së jetës” të atij që ka humbur njeriun e dashur.
Këto janë fjalët e Viames Arcuri për projektin:
“E shkrova këtë këngë në makinë, pas një shëtitjeje buzë detit në Krotonë, në mes të gushtit. Sa herë shihja një vajzë në plazh, më dukej sikur shihja personin që po kërkoja, por në fakt ajo nuk ishte aty. Jam shumë i lumtur që Arta pranoi të këndojë në duet me Luanën në këtë këngë, mendoj se është një nga momentet më të larta të karrierës sonë.”
Stil Novo është një grup rock nga Bolonja, i themeluar nga vëllezërit Viames dhe Antonio Arcuri, me Luana Bellucci në vokal dhe Alessandro Maiani. Pjesa ritmike përbëhet nga Fabio Biagi (bateri) dhe Andrea Marchesi (bas). Ata kanë publikuar disa albume me AM Productions, mes tyre edhe singlat “Rockstar”, “Una fine diversa” dhe “Domenica”.
Ajo që e bën këtë projekt edhe më të veçantë, është fakti që Arta Bajrami këndon në italisht – diçka që është risi tek publiku shqiptar.
Kënga e verës 2025 me Arta Bajramin shënon bashkëpunimin e parë ndërkombëtar të grupit.
View this post on Instagram
Suksese Arta! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram