Pas dy sezoneve të suksesshme që fituan publikun me tema të guximshme dhe të larmishme, Afrona Dika po përgatitet për një rikthim në botën e podcast-it.
Bukuroshja e njohur ka konfirmuar nisjen e sezonit të tretë, duke zgjedhur ta ngacmojë audiencën me një promo misterioze që përmend fjalë kyçe si dashuri, humor dhe frymëzim.
Deri më tani, podcast-i i Afronës është vlerësuar për natyrshmërinë e saj dhe aftësinë për të krijuar biseda të hapura, shpeshherë duke sjellë rrëfime të sinqerta nga të ftuar që kanë ndarë histori të jetës, suksesit e sfidave. Pikërisht kjo qasje e ka bërë projektin një ndër më të ndjekurit në platforma digjitale.
Tani, me sezonin e tretë, pritet që standardi të ngrihet edhe më lart.
Burime të afërta zbulojnë se të ftuarit që Afrona ka përzgjedhur janë figura që do të sjellin jo vetëm kuriozitet, por edhe shumë zhurmë në publik. Spekulimet për emrat e tyre tashmë kanë nisur, duke e bërë pritjen edhe më intriguese.
A do jenë personazhe nga bota e artit dhe muzikës, apo ndoshta nga politika dhe biznesi? Kushdo që të jenë, një gjë është e sigurt: Afrona Dika po përgatit një sezon që do të flitet gjatë.
Për ta zbuluar, publikut i mbetet vetëm të presë edhe pak. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram