Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Parashikimi i frikshëm: Si do duken influenceret në vitin 2050
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Parashikimi i frikshëm: Si do duken influenceret në vitin 2050
Yjet

Parashikimi i frikshëm: Si do duken influenceret në vitin 2050

Written by:
Prive
Last updated: 4 Shtator, 2025
Share

Një figurë digjitale e quajtur Ava po trondit rrjetin me parashikimin e saj të frikshëm për vitin 2050. Ky “influencer i së ardhmes” nuk është aspak glamuroz, përkundrazi – është një tablo e errët e pasojave që sjell obsesioni pas famës online.

Në fotot e publikuara, Ava shfaqet me qafë të përkulur e shpinë të deformuar, rezultat i orëve të gjata duke u ulur para kamerës dhe telefonit. Lëkura e saj duket e rrudhur e e djegur nga dritat e ring light, ndërsa makijazhi i tepërt ka lënë shenja të përhershme. Nën sytë e errësuar fshihen netët pa gjumë, ku gara për t’u dukur perfekte ka marrë përparësi ndaj shëndetit.

Por tabloja bëhet edhe më e frikshme: ekspertët që krijuan Avën thonë se ky është rezultati i viteve me botox dhe filler-a të tepërt, që e kanë shndërruar fytyrën e saj në një maskë artificiale. Ajo madje ka filluar të humbasë flokët nga përdorimi i zgjatimeve, duke sjellë pamjen e ashpër të alopecisë.

Me një orar marramendës deri në 90 orë punë në javë për të mbajtur ndjekësit aktivë, ky model është paralajmërim i qartë: nëse rrjetet sociale mbeten obsesioni kryesor, fama e sotme mund të kthehet në mallkim nesër.

A është ky vetëm një skenar i frikshëm i krijuar për të trembur publikun, apo vërtet kjo është fytyra e së ardhmes? Një gjë është e sigurt: imazhi i Avës po hap një debat të madh dhe të pakëndshëm në mbarë botën. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘Jam gjallë’, pas depresionit lajmërohet Armonda
Next Article Ndahet nga jeta Giorgio Armani
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

I shtrirë nga aksidenti, lajmërohet Osman Azemi

Disa javë më parë, aktori i njohur Osman Azemi,…

Writen by
Prive
9 Maj, 2025
Yjet

Ndërron jetë “Princi i Fjetur” saudit pas 20 vitesh në koma

Princi saudit, Al-Waleed bin Khalid Al Saud, ka ndërruar…

Writen by
Prive
20 Korrik, 2025
Yjet

Alisa ndal xhirimin, përjeton momentin më të ndjeshëm si nënë

Çifti i njohur i rrjeteve sociale, Alisa dhe Urimi,…

Writen by
Prive
20 Maj, 2025
Yjet

Kaq vite i mbushi e kështu e festoi ditëlindjen Adelina Tahiri!

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka festuar dje ditëlindjen…

Writen by
Prive
5 Prill, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?