Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ‘Ndoshta nuk shihemi më’, si e parandjenë motrat Dhimaku fundin!
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > ‘Ndoshta nuk shihemi më’, si e parandjenë motrat Dhimaku fundin!
Yjet

‘Ndoshta nuk shihemi më’, si e parandjenë motrat Dhimaku fundin!

Written by:
Prive
Last updated: 12 Shtator, 2025
Share

Humbja e motrave Dhimaku në një aksident rrugor ishte ndër ngjarjet tragjikë që tronditën vendin këtë verë.

Dy jetë të reja u shuan në një aksident fatal. Ela Dhimaku 22 vjeçe ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjecari Kevi Norra, ndërsa motra e saj Rezi Dhimaku 20 vjeçe ishte pasagjere.

Përmes një letre, babai i vajzave të ndjera shpreh dhimbjen për humbjen e dy vajzave të tij dhe sfidën për kurimin e djalit, i cili vijon betejën me leuçeminë.

“Kur u ndava për herë të fundit nga vajzat e mia, më kërkuan një darkë, vetëm një mbrëmje me mua. Më folën me një zë që më dridhet ende në shpirt: ‘Dalim babi, të lutem, se ndoshta nuk shihemi më’. E dinin që do shkoja në stan, në mal, ku rrija më shumë se një muaj. Ndoshta e ndjenin diçka, një parandjenjë që unë e injorova”, shkruan babai në letrën që u lexua këtë mbrëmje në studion e “Për shqiptarët”, në nisje të sezonit të ri televiziv në Top Channel.

“Nuk pranova. Jo se nuk i doja por se nuk munda ta harxhoja lekët e vajzave të nxjerra me aq sakrifica. Ishim në luftë me leuçeminë e djalit të vogël, Islit. Dhe mendova se ishte më mirë të kurseja. Silueta e tyre më është ngulitur në mendje e shpirt. Qëndronin te dera, të heshtura me kokën ulur. I përshëndeta me dorë dhe humba pas kthesës së rrugës. Ngjita malin në këmbë, drejt stanit, 3 orë ecje mes ferrave, shkurreve në terrenin e thepisur. Ishte ora 20:30 kur më ra telefoni. Një zë i trazuar më tha: ‘Ka ndodhur një aksident, por nuk jemi të sigurt; mund të jenë vajzat e tua’. M’u ngri zemra. Elvisa dhe Rozina, a janë mirë? A janë gjallë?”

Vrapova nëpër natë, në terr, nëpër gurë e humnera për të mësuar të vërtetën. Nuk më mbante më toka, më mbante vetëm dhimbja. Në gjysmën e rrugës, një therje më çau kraharorin, si një parandjenjë tragjedie. Pas vetëm dy minutash, një tjetër telefonatë. E hapa me duart që më dridheshin e atë zë s’do e harroj kurrë: Riza, bëhu i fortë, vajzat na lanë”. Në atë natë të zezë, mes askundit, humba gjithçka. U ula aty, nuk doja të ngrihesha më. Zbritjen nga mali që zgjat tre orë, e bëra për një orë e gjysmë i shkatërruar, por i gjallë për të parë vdekjen me sytë e mi”.

Elvisa dhe Rozina u shuan në pak sekonda, mbrëmjen e 24 gushtit në aksidentin tragjik, ndërsa udhëtonin nga fshati i tyre drejt Sarandës.

Kishin marrë një tezgë këtë vit e punonin si shitëse ambulante në Sarandë, shisnin shishqebap, bukë me qofte e misra. Ishin shumë të lumtura sepse çdo para e fituar, i afronte edhe më shumë me kurimin e vëllait 7 vjeçar.

Isli është diagnostikuar me leuçemi para pothuajse 4 vitesh. Familja nuk i ka pasur kushtet për ta ndjekur, kanë bërë sa kanë mundur këtu në Tiranë dhe disa herë e kanë dërguar në Athinë, por asnjë rezultat.

Elvisa dhe Rozina ishin krahët e prindërve të tyre. Fëmijërinë e kaluan nëpër male, në stane, duke ndihmuar me bagëtitë.

“Flinin mbi xhupat e prindërve, të shtruar mbi gurë. Me duar të njoma mblidhnin çaj dhe e shisnin. Edhe sot, në muret e shtëpisë së tyre, varen tufat e fundit të çajit që ato mblodhën para se të ndodhte aksidenti. Kishin zgjedhur të ndihmonin familjen por dhe të përqafonin rrugën e dijes. Elvisa kishte mbaruar studimet për Teknik Laboratori, në 1 shtator do të fillonte punë. Ndërsa Rozina këtë vit do të ishte në vitin e tretë për infermieri. Dëshironin të vazhdonin ëndrrat për t’u bërë dikushi, por mbi të gjitha, një ditë të mund të shëronin vëllain e tyre nga leucemia”, shkruan i ati.

Por sot nuk janë më. Prindërit janë të shkatërruar e djali i vogël rritet pa dy motrat që ishin gjithçka për të. Shtëpia është bosh, dhimbja mbizotëron e zija ka pushtuar çdo cep. Vetëm rikthimi i Islit të shëruar mund të sjellë jetë sërish në familjen Dhimaku. Për të, Fondacioni Firdeus ka marrë përsipër kurimin e tij.

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Oriola Marashi debuton si këngëtare, sjell projektin e ri
Next Article Erika Kirk flet për herë të parë pas ngjarjes tragjike
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Pretendimet e ish-kunatës, reagon Afërdita Dreshaj

Modelja shqiptare Afërdita Dreshaj ka reaguar pas rrëfimit të…

Writen by
Prive
25 Maj, 2025
Yjet

Detaje, kur ndau rrugët Shpend Ahmeti me bashkëshorten?

Krizë në martesën e ish kryetarit Shpend Ahmeti? Po,…

Writen by
Prive
9 Mars, 2025
Yjet

‘Deshta me ja puth këmbët Veronës por…’ Ylli ironizon me veprimin e Labit

Gjatë natës së mbrëmshme të spektaklit "Prime" në Big…

Writen by
Prive
13 Janar, 2026
Yjet

Dhimbje e madhe për Kıvanç Tatlıtuğ, nuk i mban dot lotët

Aktori i njohur turk, Kıvanç Tatlıtuğ, është parë i…

Writen by
Prive
6 Shtator, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

E zëvendësoi në program, Enxhi Nasufi ka këtë koment për Heidi Bacin
15 Mars, 2026
Pak muaj pas lindjes së vajzës, Vesa tregon si arriti të rikthejë format e duhura trupore
15 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?