Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ‘U abuzova për 7 vite me radhë’! Gazetari Tozaj trondit me rrëfimin
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > ‘U abuzova për 7 vite me radhë’! Gazetari Tozaj trondit me rrëfimin
Yjet

‘U abuzova për 7 vite me radhë’! Gazetari Tozaj trondit me rrëfimin

Written by:
Prive
Last updated: 15 Shtator, 2025
Share

Gazetari Elton Tozaj ka tronditur publikun me rrëfimin e tij rrëqethës në emisionin “Living Day” në Vizion Plus, të moderuar nga Brunilda Lahe.

Për herë të parë, në praninë e nënës së tij, ai foli hapur për një plagë të rëndë që ka mbajtur të fshehur për dekada: abuzimin që ka përjetuar për shtatë vite me radhë, që kur ishte ende fëmijë, nga një “i fortë i lagjes”, me të cilin jetonin në të njëjtin pallat.

“Jashtë mureve të shtëpisë nuk kam qenë i lumtur. Kam qenë fëmijë i shoqërueshëm, i dashur, dhe kjo bëri që të bëhesha viktimë e abuzimit për 7 vite rresht. Gjeja mbrojtje vetëm te mami, te babi, te vëllai, te kushërira. Nuk e dija çfarë po ndodhte me mua, nuk e kisha idenë. Sot e kësaj dite ka net që nuk fle, sepse më rikthehen në mendje ato skena”, rrëfeu ai mes emocionesh.

Tozaj tregoi se për shumë vite jetoi me frikë, duke menduar se ishte faji i tij dhe se kishte kryer “krimin më të madh”.

Për shkak të dhimbjes, shpesh u përball me depresion, u përfshi në konsumim alkooli dhe lëndësh narkotike, dhe jo pak herë i shkoi mendja t’i jepte fund jetës.

“Nëse ka një njeri që më ka shpëtuar, edhe kur kam tentuar realisht t’i jap fund jetës, ajo është mamaja ime. Jam krenar për të dhe nuk e lë kurrë vetëm”, tha ai.

Gazetari tregoi gjithashtu se personi që e kishte abuzuar ka ndërruar jetë në vitin 1997.

“Mbase ishte Zoti që e hoqi”, u shpreh ai, duke kujtuar dhunën psikologjike dhe presionin që kishte përjetuar çdo ditë, pasi abuzuesi jetonte vetëm dy kate më poshtë se familja e tij.

Me një rrëfim të ndierë, Eltoni i kërkoi falje nënës së tij për gjithë dhimbjen dhe sakrificat që ajo ka kaluar pranë tij, duke e cilësuar si “grua të hekurt” që e ka mbajtur gjallë në momentet më të errëta.

Ky rrëfim dramatik i Elton Tozajt ka prekur thellë publikun dhe ka rikthyer vëmendjen mbi plagët e rënda të abuzimeve që shpesh mbeten të fshehura për vite të tëra, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën e viktimave. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘Keni zënë rrënjë’, ‘Yll’, Ana si prezantuese ndez reagime ne rrjet
Next Article Loredana pjesë e ‘Për’puthen’, ky do jetë roli i saj në formatin e dashurisë!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Po! Ju mund të takoni banorët e BBVK, ja se si

Produksioni i reality-show-t më të ndjekur në vend, Big…

Writen by
Prive
20 Janar, 2026
Yjet

Kjo është kënga që duhet ta dëgjoni nga Engjëllusha!

Këngëtarja e dashur, Engjëllusha Salihu, ka sjellë për fansat…

Writen by
Prive
3 Dhjetor, 2025
Yjet

Dueti ‘bombë’, ja me kë bashkoi forcat Fifi!

Këngëtarja e njohur Fifi ka paralajmëruar projektin e ri…

Writen by
Prive
24 Prill, 2025
Yjet

Alarmuese: Kjo është e vërteta e errët e Coca-Colës

Një hulumtim i publikuar nga University of Michigan School…

Writen by
Prive
28 Gusht, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

‘U tha, u bë’, Gimbo ia kryen porosinë Selin, poston foton me unazë në Instagram
20 Mars, 2026
‘Po flasin tjerët…’ Benita me thumb të fortë ndaj Klodit
20 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Manage Consent

Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Functional Always active
Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
View preferences
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?