Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Dhimbja e një nëne, Yolanda Hadid rrëfen vuajtjet e Bellës me Lyme
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Dhimbja e një nëne, Yolanda Hadid rrëfen vuajtjet e Bellës me Lyme
Yjet

Dhimbja e një nëne, Yolanda Hadid rrëfen vuajtjet e Bellës me Lyme

Written by:
Prive
Last updated: 18 Shtator, 2025
Share

Modelja dhe ish-ylli i “Real Housewives”, Yolanda Hadid, ka prekur ndjekësit me një postim emocional në Instagram, kushtuar vajzës së saj, supermodeles Bella Hadid, e cila prej më shumë se një dekade po përballet me sëmundjen kronike Lyme.

Në shkrimin e gjatë, Yolanda pranoi se përjeton dhimbjen më të madhe si nënë, duke parë vajzën e saj të luftojë çdo ditë me këtë sëmundje:

“Të shohësh Bellan time duke luftuar në heshtje, më ka prerë thellë në bërthamën e pafuqisë. Sëmundja kronike neurologjike Lyme është një paaftësi e padukshme, e vështirë për t’u shpjeguar apo kuptuar nga kushdo.”

Ajo shtoi se dhimbja e saj personale nuk mund të krahasohet me dhimbjen e vajzës:

“Nuk ka fjalë të mjaftueshme për errësirën, dhimbjen dhe ferrin e panjohur që ajo ka përjetuar që nga viti 2013. Ajo nuk ka jetuar vërtet, por ka mësuar si të ekzistojë brenda burgut të trurit të saj të paralizuar.”

Yolanda tregoi se për shumë vite kishte ndaluar së ndari historinë e saj me publikun, pasi kishte nevojë të përqendrohej tek shërimi, larg mendimeve dhe paragjykimeve të të tjerëve. Por megjithatë, ajo premton se nuk do të ndalet së kërkuari një kurë:

“Pas pesëmbëdhjetë vitesh duke kërkuar kudo në botë, unë mbetem e vendosur të gjej një shërim që të jetë i përballueshëm për të gjithë.”

Në fund, ajo i drejtohet drejtpërdrejt vajzës së saj me një mesazh prekës dashurie dhe mbështetjeje:

“Jam shumë krenare për luftëtaren që je. Ti je e pamposhtur dhe e guximshme. Premtoj se do të jem pranë teje në çdo hap, pa marrë parasysh sa gjatë do të zgjasë kjo betejë. Zoti është i madh, mrekullitë ndodhin çdo ditë. Ti je një ‘Warrior’, një mbijetare.”

Ky mesazh i ndjerë i Yolanda Hadid ka prekur zemrat e miliona ndjekësve në mbarë botën, duke rikthyer vëmendjen tek sfida e vështirë e Bellës dhe tek realiteti i ashpër i sëmundjes Lyme – një sëmundje që shpesh mbetet e padukshme për të tjerët, por që shkatërron jetën e atyre që e vuajnë. /Prive By Liberta Spahiu

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YOLANDA (@yolanda.hadid)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Patrisi publikon foton e nxehtë me Santianën
Next Article ‘Hallall babë’, Loreta këndon vetë në dasmën e saj,
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Mbyllet gjykimi për Kobrën, dënohet me kaq vite!

Gjykimi ndaj Dibran Hoxhës, i njohur si “Kobra” dhe…

Writen by
Prive
9 Tetor, 2025
Yjet

Lot gëzimi në shtëpinë e të moshuarve, Tayna dhuron donacion

Reperja e njohur shqiptare Tayna ka prekur sot, me…

Writen by
Prive
10 Dhjetor, 2025
Yjet

Teuta shqetëson ndjekësit, nxjerr foton nga spitali

Këngëtarja e njohur shqiptare, Teuta Selimi, ka shqetësuar ndjekësit…

Writen by
Prive
16 Janar, 2026
Yjet

‘Dhimbja jote nuk ka çmim’, mesazhi i Shyhretes pas fitores së shoqes së saj

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shyhrete Behluli, ka…

Writen by
Prive
13 Janar, 2026

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

‘E para në Dubai…’ Fatlume Popovci i gëzohet arritjes së saj
3 Shkurt, 2026
Surpriza e Elvanës në ditëlindjen e saj
3 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?