Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Prangosen dy djemtë e ish-Missit Valbona Selimllari
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Prangosen dy djemtë e ish-Missit Valbona Selimllari
Yjet

Prangosen dy djemtë e ish-Missit Valbona Selimllari

Written by:
Prive
Last updated: 4 Tetor, 2025
Share

Dy djemtë e ish-Miss Shqipërisë, Valbona Selimllari, janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas një incidenti të rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

View this post on Instagram

A post shared by Valbona Selimllari (@valbonaselimllari)

Burime zyrtare konfirmojnë se Deni dhe Kejni Selimllari, përkatësisht 21 dhe 18 vjeç, kanë goditur një efektiv policie “për shkak të detyrës”, duke shkaktuar më pas dëme materiale në ambientet e komisariatit.

Incidenti në Komisariatin Nr. 2

Sipas raportit të Policisë, pas ndalimit, të rinjtë janë shoqëruar në Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, ku nuk kanë ndalur sjelljen agresive.

Ata kanë thyer kamerën e sigurisë, dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit dhe kanë kërcënuar efektivët e pranishëm, duke e përshkallëzuar situatën.

Ngjarja është dokumentuar me pamje nga kamerat e mbetura funksionale në ambientet e brendshme të komisariatit.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vijimin e procedurave ligjore.

Kjo nuk është hera e parë që emrat e djemve të Valbona Selimllarit përmenden në incidente të dhunshme.

Vetëm pak javë më parë, ata u përfshinë në një konflikt fizik në Dhërmi, në prani të dhjetëra turistëve, por arritën të shmangnin ndëshkimin penal falë ndërhyrjeve të shpejta dhe mungesës së kallëzimeve.

Rasti ka shkaktuar debat në rrjete sociale, duke ngritur pyetje mbi trajtimin e barabartë të qytetarëve përpara ligjit, veçanërisht kur bëhet fjalë për persona të lidhur me figura publike.

Nëse akuzat konfirmohen, Deni dhe Kejni Selimllari rrezikojnë dënime për goditje ndaj punonjësit të rendit publik dhe dëmtim prone shtetërore, vepra që parashikojnë deri në 5 vite burg sipas Kodit Penal.

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Efektet që nuk i keni menduar kurrë: Si transformohet trupi kur ndalim veset e këqija
Next Article ‘Qe sot s’ka më gatime’: Çiljeta ia thotë hapur Albanit
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Eskalon situata mes Eglit dhe Gjestit – ja çfarë ndodhi mbrëmë pas ‘Prime’!

Nishani i Eglit ishte temë diskutimi në spektaklin e…

Writen by
Prive
5 Mars, 2025
Yjet

Fansi ‘trulloset’ nga Xhensila në skenë, ja si reagon gruaja e tij! (VIDEO)

Xhensila Myrtezaj po vazhdon suksesshëm turin e koncerteve të…

Writen by
Prive
20 Gusht, 2025
Yjet

Pak orë para tragjedisë, dizajneri Isufi dhe gruaja e tij aktivë në rrjete sociale

Prishtina u trondit ditën e sotme nga një tragjedi…

Writen by
Prive
9 Maj, 2025
Yjet

Genusha rrëfen për djalin me autizëm, tregon se ku dyshoi!

TikTok-erja e njohur shqiptare Gentiana Ipekli, e njohur si…

Writen by
Prive
16 Shtator, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?