Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: “Vajza më e bukur në botë” flet hapur për problemet shëndetësore
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > “Vajza më e bukur në botë” flet hapur për problemet shëndetësore
Yjet

“Vajza më e bukur në botë” flet hapur për problemet shëndetësore

Written by:
Prive
Last updated: 8 Tetor, 2025
Share

Modelja e njohur franceze Thylane Blondeau, e cila u bë e famshme që në fëmijëri si “vajza më e bukur në botë”, ka ndarë me ndjekësit historinë e saj të dhimbshme shëndetësore.

Thylane u bë e njohur në moshën vetëm 6-vjeçare, pas një fotografie ikonike që pushtoi botën e modës. Vajza me flokë bjonde dhe sy blu mahniti publikun dhe shumë shpejt nisi karrierën si modele, duke ecur për herë të parë në pasarelë që në moshën 3-vjeçare, pasi u zbulua nga stilisti i famshëm Jean Paul Gaultier.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Thylane-Lena rose (@thylaneblondeau)

Sot 24 vjeçe, Thylane ka treguar se pas imazhit të përsosur, ajo ka kaluar periudha shumë të vështira me shëndetin. Në vitin 2020, modelja zbuloi se kishte pësuar një kist ovarian që, siç tha ajo, “shpërtheu në stomakun tim”, duke i shkaktuar dhimbje të padurueshme dhe nevojë për ndërhyrje urgjente.

Thylane shpjegoi se kishte bërë një operacion vetëm tre muaj më parë, por dhimbjet u rikthyen përsëri.

“Në fillim të gjithë menduam se ishte për shkak të operacionit. Kam parë tre gjinekologë dhe disa qendra radiologjike në Paris, dhe të gjithë më thanë se nuk kisha asgjë — se ishte vetëm në kokën time,” – shkroi ajo.

Por gjendja e saj u përkeqësua aq shumë, sa u detyrua të shkonte urgjent në spital. Fillimisht, mjekët i thanë se kishte vetëm një kist të vogël dhe të mos shqetësohej, por më pas një kontroll tjetër zbuloi të kundërtën.

“Një mjek fantastik pa menjëherë se kisti ishte 5.6 cm dhe po prekte vezoren. Më dërgoi për rezonancë magnetike dhe vetëm një orë më pas më thirrën për operacion urgjent,” – rrëfeu ajo.

Modelja shtoi se për muaj me radhë ishte ndier “e çmendur” nga dhimbjet që askush nuk i besonte, derisa më në fund u diagnostikua saktë. Ndërsa ajo sot therkson se “Ndihet më mirë, ndihet e lirë”.

“Jam e lumtur që nuk hoqa dorë,” – shkroi ajo, duke shtuar se tani e tutje do t’i besojë gjithmonë trupit të saj.

Thylane përcolli edhe një mesazh për ndjekësit:

“Kur trupi yt të dhemb, mos e injoro. Kërko mendime të ndryshme derisa të gjesh shkakun e vërtetë. Edhe dhimbjet më të vogla mund të fshehin diçka serioze.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Thylane-Lena rose (@thylaneblondeau)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Gold Ag sjell këngën për ‘Djemtë e Gollakut’
Next Article Këngëtares serbe i ndalohet hyrja në Kosovë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Gjesti flet për Xhenetën: Sërish do famë në krah timin

Ditën e sotme, Gjesti në një bisedë me Rozanën,…

Writen by
Prive
13 Shkurt, 2025
Yjet

Asnjë like në Instagram nga Egli për…

Mesa duket, asgjë nuk është më si dikur mes…

Writen by
Prive
1 Maj, 2025
Yjet

Kohë pas ndarjes, Ben Affleck thyen heshtjen për divorcin me JLo

Më shumë se tre muaj pas finalizimit të divorcit…

Writen by
Prive
26 Mars, 2025
Yjet

Ndahet papritmas nga jeta regjisori ferizajas Kushtrim Asllani

Një lajm i dhimbshëm ka prekur sot botën artistike.…

Writen by
Prive
27 Tetor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?