Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ‘Eliksir biologjik’, Diola zbulon ritualin e saj çdo mëngjes
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > ‘Eliksir biologjik’, Diola zbulon ritualin e saj çdo mëngjes
Yjet

‘Eliksir biologjik’, Diola zbulon ritualin e saj çdo mëngjes

Written by:
Prive
Last updated: 21 Tetor, 2025
Share

Nutricionistja e njohur Diola Dosti ka ndarë me ndjekësit një nga ritualet më të hershme mesdhetare për detoks, tretje dhe balancim të trupit: kombinimin e vajit të ullirit extra të virgjër me lëng limoni të freskët, të konsumuar esëll çdo mëngjes. Ajo e quan këtë përzierje “eliksir biologjik” me efekte të shumta në mëlçi, zorrë, sistemin imunitar dhe metabolizëm.

Sipas Dosti, ky kombinim stimulon mëlçinë dhe ndihmon në detoksifikim, falë përmbajtjes së oleuropeinës dhe polifenoleve në vajin e ullirit, të cilat mbrojnë qelizat nga oksidimi. Lëngu i limonit, ndërkohë, ndihmon në aktivizimin e enzimave hepatike dhe pastrimin e toksinave të akumuluara gjatë natës.

Një tjetër përfitim i rëndësishëm është rregullimi i lëvizshmërisë së zorrëve dhe balancimi i aciditetit të stomakut, duke ndihmuar kështu edhe në zbutjen e kapsllëkut kronik. Përveç kësaj, kombinimi i vajit të ullirit me limon ndihmon në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe rritjen e atij të mirë (HDL), sipas studimeve të Harvardit.

Ky “shot” natyral njihet gjithashtu për efektin anti-inflamator, ndihmën në ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe përmirësimin e metabolizmit të karbohidrateve. Falë përbërësve antioksidues, ai konsiderohet si një eliksir që ndihmon trupin të pastrohet, lëkurën të ndriçojë dhe energjinë të qëndrojë e qëndrueshme gjatë ditës.

Diola rekomandon që ky ritual të kryhet esëll, çdo mëngjes, për rezultate të ndjeshme në trup dhe mirëqenie.

/Prive By Liberta Spahiu

View this post on Instagram

A post shared by Diola Dosti (@dioladostiofficial)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article 21 vite pa këngëtaren Anita Bitri
Next Article Armend Rexhepagiqi befason me pamjen, shfaqet me stil të ri
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

I biri feston sot ditëlindjen, Zaimina Vasjari emocinon me urimin!

21 marsi shënon datë të veçantë në familjen e…

Writen by
Prive
21 Mars, 2025
Yjet

E papritura nga Melinda! Këngëtarja shkëputet nga muzika?

Melinda prej disa javësh po mungon në rrjete sociale.…

Writen by
Prive
13 Shtator, 2025
Yjet

Bruno nxjerr hitin e ri, bashkëpunim me ‘patrioten’ nga jugu!

Bruno, këngëtari i njohur i “Revolt Klan”, njëherësh gjysmëfinalist…

Writen by
Prive
5 Qershor, 2025
Yjet

Rozana dhe Gerta përballë njëra-tjetrës në ekran!

Prive by Liberta Spahiu kishte raportuar që në muajin…

Writen by
Prive
23 Shtator, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?