Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Pse rrëmbyen vëmendjen Rita Ora dhe Taika Waititi në “Vogue World: Hollywood”?
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Pse rrëmbyen vëmendjen Rita Ora dhe Taika Waititi në “Vogue World: Hollywood”?
Yjet

Pse rrëmbyen vëmendjen Rita Ora dhe Taika Waititi në “Vogue World: Hollywood”?

Written by:
Prive
Last updated: 27 Tetor, 2025
Share

Yjet u mblodhën në numër të madh të dielën për “Vogue World: Hollywood”, një mbrëmje që bashkoi kinemanë, modën dhe bamirësinë — dhe që u mbyll me performanca spektakolare nga Doja Cat dhe Gracie Abrams.

Disa prej të famshmëve që shkëlqyen me veshjet e tyre glamuroze në Paramount Studios në Los Angeles ishin: Dakota Johnson, Miley Cyrus, Machine Gun Kelly, Hailey Bieber, Kendall Jenner, Gwyneth Paltrow, Nicole Kidman, Demi Lovato, Viola Davis, Taraji P. Henson, Cynthia Erivo, Camila Cabello, Jennifer Hudson, Winnie Harlow, Tyler Perry, Lizzo dhe madje edhe guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, së bashku me shumë të tjerë.

Kendall Jenner

Hailey Bieber and Miley Cyrus

Në mesin e tyre nuk mungoi as ylli ynë shqiptarë Rita Ora, e cila mori pjesë në event së bashku me bashkëshortin e saj, regjisorin e njohur Taika Waititi, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre plot stil dhe elegancë.

Edhe Anna Wintour, drejtoresha globale e “Vogue”, ishte e pranishme, ashtu si edhe regjisori i filmit “Elvis”, Baz Luhrmann, i cili hapi eventin duke udhëhequr Nicole Kidman në interpretimin e saj të versionit të aktores Rita Hayworth me këngën “Put the Blame on Mame” nga filmi klasik i vitit 1946, Gilda.

Në mbrëmje u nderuan edhe personazhe të tjerë ikonë të kinemasë, përfshirë rolin e Diane Keaton si Annie Hall në filmin legjendar me të njëjtin emër të Woody Allen. (Keaton ndërroi jetë më herët këtë muaj nga pneumonia në shtëpinë e saj në Los Angeles).

Në qendër të festës qëndronte një dialog domethënës për historinë e gjatë të Hollywood-it me dizajnin e kostumeve dhe lidhjen e tij me modën bashkëkohore.

Dizenjatorët më të mëdhenj të kostumeve bashkëpunuan me shtëpitë e njohura të modës për të krijuar veshje të reja, të frymëzuara nga filmat e përjetshëm.

Por kjo nuk ishte e gjitha — të gjitha të ardhurat nga biletat e shitura iu dhuruan Entertainment Community Fund, për të ndihmuar kostumografët profesionistë që u prekën nga zjarret e fundit në Los Angeles.

Në fund, mbrëmja u mbyll me energji të lartë falë performancave të fuqishme të Doja Cat dhe Gracie Abrams.

/Prive By Liberta Spahiu

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Taika Ora (Fan Page) (@taika_ora)

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘Nisan’ kapet mat! A është ky i dashuri i ri i saj?
Next Article Mos aksidentalisht u zbulua data e BBVK 4?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Tringa promovon librin e saj, Mihrija dhe Naimi i këndojnë nuses së tyre

Mbrëmja e djeshme ishte e mbushur me emocione, art…

Writen by
Prive
29 Shtator, 2025
Yjet

Biden diagnostifikohet me kancer agresiv

Më 18 maj 2025, zyra e ish-presidentit të Shteteve…

Writen by
Prive
18 Maj, 2025
Yjet

Jo vetëm për trafikim, Diddy përballet edhe me zëra për vrasje

Aktori dhe muzikanti i njohur Jamie Foxx ka reaguar…

Writen by
Prive
23 Maj, 2025
ModëYjet

10 tendencat e manikyrit të thonjve me të cilat do të jeni të fiksuar këtë pranverë

Ngadalë por sigurt, dimri i ftohtë po zëvendësohet nga…

Writen by
admin
21 Janar, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

‘Ku janë premtimet’, pyet Endri në projektin e ri
31 Janar, 2026
Befason gazetari Shëndrit Lumi, publikon këngë për diasporën
31 Janar, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?