Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Pse Hande Erçel po kritikohet ‘ashpër’ në rrjet?
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Pse Hande Erçel po kritikohet ‘ashpër’ në rrjet?
Yjet

Pse Hande Erçel po kritikohet ‘ashpër’ në rrjet?

Written by:
Prive
Last updated: 30 Tetor, 2025
Share

Aktorja e njohur turke Hande Erçel është sërish në qendër të diskutimeve në rrjete sociale, dhe këtë herë arsyeja nuk është një projekt i ri apo ndonjë romancë, por aftësitë e saj në të folur anglisht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hande Erçel (@handemiyy)

Së fundmi, Hande ishte fytyra përfaqësuese e një marke të njohur italiane të bizhuterive, e cila organizoi një mbrëmje luksoze në Çırağan Palace Kempinski në Stamboll.

Në ngjarjen ku morën pjesë të ftuar nga e gjithë bota, aktorja mbajti një fjalim të shkurtër në anglisht për të mirëpritur të pranishmit, moment që shumë shpejt u bë viral në internet.

Në rrjete sociale u shpërndanë me shpejtësi pamjet e fjalimit të saj. Disa përdorues e vlerësuan për vetëbesimin dhe përfaqësimin dinjitoz të Turqisë në skenën ndërkombëtare, ndërsa të tjerë e kritikuan për theksin dhe mënyrën e të folurit, duke rikthyer diskutimin e vjetër për njohuritë e saj në këtë gjuhë.

#HandeErçel, dünyaca ünlü bir markanın kendisi için İstanbul’da düzenlediği yemekte konuklarına İngilizce bir konuşma yaptı. pic.twitter.com/WlAU2CI6Gf

— Televizyon Dünyası (@TvDunyasii) October 23, 2025

Në fakt, kjo s’është hera e parë që Hande përmendet për anglishten e saj.

Edhe më parë ajo ishte përballur me komente negative, pas disa intervistave dhe eventeve ndërkombëtare.

Vetë aktorja kishte pranuar publikisht se kishte filluar të ndiqte kurse të anglishtes për t’u përmirësuar, duke theksuar se dëshiron të komunikojë më lirshëm me fansat dhe bashkëpunëtorët jashtë vendit.

Këtë herë, fansat e saj u rreshtuan menjëherë në mbrojtje, duke e vlerësuar për guximin që tregoi.

“Ajo po përpiqet, dhe kjo është ajo që ka rëndësi,” – shkroi një fans në X.

Pas ndarjes nga biznesmeni Hakan Sabancı, me të cilin kishte një lidhje të gjatë, Hande i është përkushtuar plotësisht karrierës dhe projekteve artistike. Edhe kur tema është diçka aq e vogël sa një fjalim i shkurtër, ajo arrin të bëjë zhurmë dhe të tërheqë vëmendjen, duke dëshmuar sërish pse mbetet një nga figurat më të pëlqyera dhe më të përfolura të ekranit turk. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Trëndafila të bardhë, nga kush u surprizua Arbenita Ismajli
Next Article Pas ndarjes, Leo vjen me paralajmërim!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

‘Ikni, ikni’, bullizohet Samiri i vogël pas videos në TikTok

Prej kohësh, aktori Flamur Aliji ka bërë viral në…

Writen by
Prive
15 Gusht, 2025
Yjet

Bardhi ‘godet’, zbulohen dy super bashkëpunimet e radhës!

Kushdo që ndjek Sara Gjordenin në rrjete sociale mund…

Writen by
Prive
15 Qershor, 2025
Yjet

Pas vitesh kërkimi, Mozzik realizon ëndrrën e tij më të veçantë!

Reperi i njohur Mozzik ka ndarë një postim të…

Writen by
Prive
17 Korrik, 2025
Yjet

Nëse ‘Azemi’ iu shkruan në Snapchat, mendohuni dy herë!

Ish-banori i BBVK2, Azem Gagica ka reaguar përmes një…

Writen by
Prive
17 Qershor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?