Rita Ora ka deklaruar se beson se mund të jetë shtrigë magjistare, në një intervistë të re të publikuar të enjten.
Këngëtarja 34-vjeçare tha se “fuqia mistike” është një gen që trashëgohet në familjen e saj.
“Gjyshja ka qenë me siguri magjistare, për mamin nuk jam shumë e sigurt nëse e ka atë gen, por mendoj se unë e kam patjetër,” u shpreh Rita në podcast-in Happy Hour Overheard.
Ajo madje e përshkroi edhe dasmën e saj si një përvojë “shpirtërore”.
Rita ka folur më herët për dashurinë ndaj yogës dhe leximet astrologjike.
View this post on Instagram
Këngëtarja ka edhe një ritual që e ndihmon të ndihet në qendër të energjisë së saj:
“Bëj leximet e mia javore me tarot… Në fund të fundit, mjafton që diçka të të japë shpresë, kjo është gjithçka që kërkon.”
Ylli i “Let You Love Me” beson “100 për qind” në astrologji – e cila përpiqet të parashikojë të ardhmen përmes trupave qiellorë.
Rita shtoi: “Në fakt mendoj se astrologjia duhet të jetë një fe. Më pëlqen ideja që ndihesh sikur shpirtrat të udhëheqin në çdo rrugë që ndjek.”
Edhe para koncerteve, ajo ruan qetësinë e saj zen:
“Disa njerëz duan muzikë të çmendur, bëjnë shot-e… Unë jam shumë ‘jo rock ’n’ roll’ para se të ngjitem në skenë. Jam shumë atletike, më pëlqen të shtrihem, të vendos muzikë të qetë, të bëj avull për fytin. Gjithçka shumë relaks.”
Këngëtarja ka treguar gjithashtu se një falltare i ka ndryshuar jetën.
Duke folur në podcast-in Reign With Josh Smith, Rita rrëfeu:
“Ajo më tha: ‘Jeta jote është si një grusht rëre në pëllëmbën e dorës, dhe mund të rrëshqasë në çdo moment.’
Bëhet fjalë se si ta mbrosh atë grusht jete dhe si të lëvizësh ngadalë e me kujdes.”
Rita tha se kjo këshillë i ka mbetur thellë në mendje:
“Dikur nxitohesha shumë, doja gjithçka menjëherë. Tani po përpiqem të lëviz më me qetësi, të mos reagoj menjëherë. Sepse kur vepron impulsivisht, zakonisht pendohesh, apo jo?
Tani përpiqem të marr një sekondë para se të përgjigjem. Dhe kjo më ka ndihmuar shumë.”


