Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Vjen ‘goditja’ për Dolcen nga njerëzit e Edit!
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Vjen ‘goditja’ për Dolcen nga njerëzit e Edit!
Yjet

Vjen ‘goditja’ për Dolcen nga njerëzit e Edit!

Written by:
Prive
Last updated: 4 Dhjetor, 2025
Share

Mbrëmjen e djeshme, Edi u njoftua zyrtarisht nga Vëllai i Madh se Dolce nuk është larguar për arsye familjare, por ndodhet në shtëpinë e Grande Fratello si pjesë e një shkëmbimi. Por, ndërsa Edi u qetësua me faktin që ajo është “në mision”, produksioni i kurseu atij pjesën më të hidhur të së vërtetës.

Edi nuk e di se çfarë ka deklaruar Dolce gjatë hyrjes në shtëpinë simotër në Itali. Ajo e ka mohuar lidhjen apo pëlqimin me të, duke u shfaqur e distancuar – një fakt që nuk ka kaluar pa u vënë re nga personat që menaxhojnë llogarinë e Edit jashtë shtëpisë.

Reagimi i menaxhuesve të tij ka qenë i menjëhershëm dhe me thumba në Instagram, duke reflektuar zhgënjimin për sjelljen e Dolcës, të cilën Edi brenda ende nuk e di.

Në një pyetësor (Q&A) të zhvilluar sot në profilin cobrakuci, kur ndjekësit pyetën për një rikthim të mundshëm të Dolcës të premten, përgjigja ishte injoruese deri në ekstrem: “KUSH ËSHTË AJO?”.

Kjo përgjigje duket se vjen direkt si pasojë e mohimit që ajo bëri në Itali – për stafin e Edit, nëse ajo e mohon atë publikisht, ajo kthehet në një të panjohur.

Tensionet u dukën edhe në pyetjet e tjera. Kur fansat u kërkuan menaxhuesve të mos e shajnë Dolcën sepse “Edit nuk i vjen mirë”, përgjigja ishte: “Duhet me ditë me kuptu”.

Gjithashtu, akuzave se po ndërhyjnë në raportin e dyshes, ata iu përgjigjën shkurt: “Kush po ndërhyn?”, duke nënkuptuar se krisjen e ka shkaktuar vetë Dolce me fjalët e saj jashtë kufirit.

Mbetet për t’u parë reagimi i Edit kur të përballet me klipin ku “misionarja” mohon atë që kishin nisur. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Anisa, pjesë e sezonit të ri të Big Brother VIP Albania 5?
Next Article Ky është banori i preferuar i Elijonës nga Big Brother VIP
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Blendi Fevziu zbulon atmosferen në zhveshtore pas fitores

Nën masa të forta sigurie në Leskovc është zhvilluar…

Writen by
Prive
11 Tetor, 2025
Yjet

Nora dhe Roberti prapë bashkë aty ku nuk pritej

Pasi surprizuan publikun me paraqitjen e përbashkët në emisionin…

Writen by
Prive
19 Dhjetor, 2025
Yjet

Ana pozon ‘me të dashurin e ri’, Kevini xheloz

Ana Ejupi, ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, ka…

Writen by
Prive
21 Tetor, 2025
Yjet

‘Wow’ kjo është kënga e re e Feros!

Ashtu siç e paralajmëroi, Fero ka lansuar projektin e…

Writen by
Prive
26 Korrik, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?