Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Epike, Juli zbulon si Cristiano Ronaldo i kërkoi numrin e telefonit në Ibiza!
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Epike, Juli zbulon si Cristiano Ronaldo i kërkoi numrin e telefonit në Ibiza!
Yjet

Epike, Juli zbulon si Cristiano Ronaldo i kërkoi numrin e telefonit në Ibiza!

Written by:
Prive
Last updated: 10 Dhjetor, 2025
Share

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova 1”, Juliana Nura, ka ndarë një histori të pabesueshme nga jeta e saj private.

Në një intervistë për Andale, ajo zbuloi se si ylli botëror i futbollit, Cristiano Ronaldo, i kishte kërkuar numrin e telefonit gjatë një ahengu në Ibiza në vitin 2016. Juliana tregoi se ngjarja kishte ndodhur gjatë një feste ditore në një jaht në Ibiza.

Ajo thotë se ndodheshin pranë tavolinës së tyre disa djem, mes tyre edhe Cristiano Ronaldo.

Ndërsa ajo dhe shoqet e saj po bënin shaka dhe kërcenin, njëri nga djemtë iu afrua.

“Vjen njeri nga ata çunat dhe i thotë se Ronaldo po ta kërkon numrin,” rrëfeu Juliana. Reagimi i Julianës ishte i menjëhershëm dhe disi befasues.

“Unë numrin s’ia jap, por për çfarë arsyeje?”

Djali shpjegoi se të ftuarit ishin të mirëpritur në një tjetër festë që do të mbahej aty pranë ditën tjetër. Juliana pranoi të shkonte, e bindur edhe nga shoqja e saj.

Ajo tha se, pas kësaj, bisedoi me Ronaldon dhe e përshkroi si një “çun i mirë, shumë i thjeshtë”, duke thyer idenë e paragjykuar për superyjet.

Për të treguar më tej thjeshtësinë e Ronaldos, Juliana e krahasoi atë me një tjetër futbollist të njohur, Karim Benzema, të cilin e kishte takuar në Dubai.

Ajo tha se Benzema kishte një qëndrim prej “kingu i botës”, diçka që Julianës nuk i kishte pëlqyer aspak:

“Por kush je mor ti, askush nuk ta var,” tha ajo, duke nënkuptuar se qëndrimi i Benzeman ishte shumë arrogant.

/Prive By Liberta Spahiu

 

@andale.alVideon e plotë e gjeni në kanalin tonë në YouTube/ Andale AL

♬ original sound – Andale.al

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Pak muaj pas akuzave publike, pajtohen Dafina dhe Labi
Next Article Çka po ndodh me Fjollën, reagojnë rrethi i saj
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Lajmet për ndarje, ky është reagimi i Kleas

Prej disa ditësh, rrjetet sociale janë përfshirë nga thashetheme…

Writen by
Prive
29 Tetor, 2025
Yjet

Mashtrim miliona dollarësh, reperi i njohur shpallet fajtor

Reperi dhe këngëtari i njohur Sean Kingston, emri i…

Writen by
Prive
29 Mars, 2025
Yjet

My Shawarma dhuron iPhone 16 në Suharekë

Suharekë, 4 shtator – Rrjeti i njohur i gastronomisë…

Writen by
Prive
3 Shtator, 2025
Yjet

Nga Gjermania, Labi thumbon: ‘Mos u ankoni, me rëndësi ju me votu’

Këngëtari i njohur, Labinot Tahiri (Labi), ka ndezur sërish…

Writen by
Prive
16 Dhjetor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Deklarata e nënës, familja e Mateos me reagim për Brikenën dhe familjarët e saj
26 Janar, 2026
‘S’bëhet ajo punë’, pse i ‘hëngri’ Gimbo fjalët e veta për dy muaj për BBV
25 Janar, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?