Ajo që nisi si një mbrëmje festive për ditëlindjen e banores Dolce në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, ka degraduar në një përplasje të rëndë verbale që ka detyruar familjen e njërit prej banorëve të lëshojë një reagim zyrtar publik.
Mbrëmë, ndërsa banorët po festonin, atmosfera u ndez mes Edit dhe Fjolla Morinës. Gjatë debatit, tonet u ngritën ndjeshëm, por ajo që ka revoltuar rrjetin dhe mbështetësit e Edit ka qenë fjalori i përdorur nga këngëtarja.
Përveç tensioneve të dukshme, fansat që ndjekin programin 24/7 kanë pikasur një moment kritik ku dëgjohet Fjolla Morina duke iu drejtuar Edit me fjalë tejet denigruese. Sipas videove që po qarkullojnë në rrjet, Fjolla i është referuar Edit me shprehjen “bir k*rve”. Ky ofendim personal ndaj figurës së nënës ka shkaktuar zemërim të gjerë te publiku dhe ka çuar në reagimin e menjëhershëm të familjes Kuçi.
View this post on Instagram
Reagimi Zyrtar: Familja Kuçi kërkon llogari
Pas ngjarjes, Familja Kuçi ka publikuar një letër të hapur, duke dënuar ashpër sjelljen e Morinës dhe duke kërkuar ndërhyrjen e produksionit.
Në reagimin e tyre thuhet se gjatë festës, “banorja Fjolla Morina ka përdorur gjuhë fyese dhe thellësisht denigruese, duke iu drejtuar Edi Kuçit me shprehje të papranueshme”. Familja thekson se këto deklarata janë “shkelje të drejtpërdrejtë të dinjitetit njerëzor, pa asnjë provokim apo arsye të arsyeshme”.
Lidhur me qëndrimin e Edit, i cili nuk reagoi me të njëjtën monedhë, familja sqaron: “Edi Kuçi ka zgjedhur të reagojë me kujdes dhe të ruajë përmbajtjen, në respekt të natyrës së festës… Kjo përmbajtje nuk duhet të interpretohet si pranueshmëri ndaj fyerjeve, por si akt dinjiteti”.
Në mbyllje të reagimit, familja e ka bërë të qartë se kjo sjellje shkel rregullat bazë të formatit dhe etikës televizive. Ata i kanë bërë thirrje publike patentës së Big Brother VIP Kosova:
“Kërkojmë që produksioni të trajtojë këtë rast me seriozitet dhe të marrë masa të përshtatshme, në përputhje me rregulloren e formatit, për të garantuar respektin, barazinë dhe dinjitetin e të gjithë banorëve”.
Mbetet për t’u parë nëse produksioni do të marrë masa disiplinore ndaj Fjolla Morinës në spektaklin e radhës, pas presionit në rritje nga publiku dhe familjarët e banorëve. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


