Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Drama e re në horizont, Grida ‘unfollow’ Salianjit
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Drama e re në horizont, Grida ‘unfollow’ Salianjit
Yjet

Drama e re në horizont, Grida ‘unfollow’ Salianjit

Written by:
Prive
Last updated: 19 Dhjetor, 2025
Share

A ka një krisje të madhe mes dyshes më të komentuar të momentit në Tiranë? Kjo është pyetja që po qarkullon orët e fundit, pas një zhvillimi të papritur që vjen menjëherë pas monologut viral të Grida Dumës në “Top Story”.

Nëse keni ndjekur emisionin e pardjeshëm, me siguri e keni vënë re: Grida nuk ishte thjesht e ashpër me politikën, ajo ishte e pamëshirshme. Por ajo që ra në sy dhe shkaktoi tërmet në rrjet, ishte fakti se moderatorja nuk kurseu as njeriun që dihet prej kohësh si partneri i saj, Ervin Salianjin.

Në një eskalim të paprecedentë ndaj klasës politike, Duma lëshoi një frazë që i bëri të gjithë të kthenin kokën: “Nuk guxojnë të më përbaltin emrin, as alla Edvin, as alla Ervin!”

View this post on Instagram

Përmendja e emrit të Salianjit në këtë kontekst, duke e futur në të njëjtin “thes” me kundërshtarët e tjerë politikë, u duk si një distancim i ftohtë dhe i llogaritur publik.

Por duket se gjërat nuk kanë mbetur vetëm te fjalët. Prive By Liberta Spahiu ka vënë re një detaj që në vitin 2025 flet më shumë se çdo deklaratë zyrtare: Grida Duma i ka bërë unfollow Ervin Salianjit në Instagram.

Një verifikim i thjeshtë në listën e saj të ndjekjes tregon se emri i deputetit demokrat mungon. Nga ana tjetër, Salianji vazhdon ta ndjekë Gridën, një shenjë që ndoshta tregon se vendimi ka qenë i njëanshëm ose i papritur për të.

Screenshot

Ky zhvillim vjen si rrufe në qiell të hapur, sidomos duke pasur parasysh muajt e fundit. Ervin Salianji, në disa dalje mediatike, kishte hequr dorë nga hermetizimi i tij i zakonshëm, duke lëshuar deklarata të forta dashurie.

Vetëm pak javë më parë, i pyetur për raportin me Gridën, ai u shpreh se ajo është “bashkëudhëtarja” e tij dhe “pjesa më e rëndësishme”, madje duke përdorur frazën që u bë virale: “Kënaqësia ime e përjetshme”.

A është ky veprim i Gridës thjesht një manovër për të ruajtur integritetin e saj profesional si gazetare përballë sulmeve politike, apo marrëdhënia e tyre ka marrë fund vërtet?

Distancim publik apo ndarje reale? Për momentin, mbetet vetëm një “unfollow” i heshtur që bërtet shumë fort. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nora dhe Roberti prapë bashkë aty ku nuk pritej
Next Article Operacioni ndaj yjeve turq, emra të njohur përballë drejtësisë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

“Justin Bieber” i mashtron të gjithë në një klub nate luksoz

Një DJ ka mbetur i turpëruar pasi një “Justin…

Writen by
Prive
19 Gusht, 2025
Yjet

Lule e trëndafila! Kush e surprizoi Anisën me mëngjes?

Ish-banorja e “Big Brother Kosova”, Anisa Veseli, ka ndarë…

Writen by
Prive
15 Shtator, 2025
Yjet

Grindja me gruan, çon nën arrest reperin e njohur

Saga e vazhdueshme e divorcit të Ray J dhe…

Writen by
Prive
15 Mars, 2025
Yjet

‘Besprema’, Rasimi tregon kush ishte pas ngjarjes që i ndodhi

Pas lajmeve të bujshme ditën e sotme se personazhi…

Writen by
Prive
13 Nëntor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

‘E urrej veten’, Benita pishmon për pëlqimin ndaj Klodit
3 Shkurt, 2026
Ky është ish i fejuari i Suanitës, vëllai i heroit dhe politikanit të njohur
3 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?