Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Limi apo Alba, kush po gënjen për lidhjen?
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Limi apo Alba, kush po gënjen për lidhjen?
Yjet

Limi apo Alba, kush po gënjen për lidhjen?

Written by:
Prive
Last updated: 10 Janar, 2026
Share

Hyrja e Lim Hotit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova ka rihapur kapitullin e romancës së tij me Alba Pollozhanin, por të dy palët kanë dhënë versione krejtësisht të ndryshme mbi kohën dhe mënyrën se si përfundoi marrëdhënia e tyre.

Sipas deklaratave të Limit dhënë banorëve brenda shtëpisë, historia e tyre e dashurisë u mbyll aty ku edhe nisi, në formatin Ferma VIP.

“Ne kemi qenë në një lidhje, jemi njohur në një reality show dhe kjo lidhje ka përfundu ‘live’ po në reality show. E kemi thënë pjesën e fundit… parafundit dhe kaq,” është shprehur ai.

Kur u pyet nga Hygerta nëse janë takuar jashtë, Limi e pranoi takimin, por mohoi vazhdimësinë e romancës: “Me taku jemi taku… për qejf, për me folë, për me nda dy gjëra, por lidhje jo. Lidhja jonë ka mbaruar në televizion. Realiteti është e vërteta”.

Në krahun tjetër, Alba Pollozhani mban një qëndrim krejt tjetër, duke pretenduar se marrëdhënia ka vazhduar shumë kohë pas përfundimit të formatit të mëparshëm.

Ajo pohon se gjatë verës, kur i erdhi oferta për t’u bërë pjesë e BBVK, ajo ishte ende në lidhje me Limin.

Sipas Albës, ky fakt e bëri atë fillimisht të hezitonte për t’u bashkuar me spektaklin. Ajo specifikon se ndarja e tyre përfundimtare ndodhi vetëm në muajin shtator.

Kontradikta qëndron te përkufizimi i kohës dhe statusit të marrëdhënies gjatë verës:

Për Limin, çdo gjë pas Fermës VIP ishte thjesht takim “për qejf” dhe jo lidhje serioze. Për Albën, ata ishin çift deri në shtator.

Mbetet e paqartë nëse kemi të bëjmë me një gënjeshtër të qëllimshme nga njëra palë, apo nëse dy protagonistët e kanë perceptuar statusin e marrëdhënies së tyre në mënyrë të ndryshme gjatë muajve të verës. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Fejohet Xhesika Berberi, ndan pamjet nga propozimi
Next Article Blero drejt martesës? Postimi që nxit dyshimet
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Learta i tregon fëmijëve shtëpinë e re

Learta Jakupi ka ndarë me ndjekësit një moment të…

Writen by
Prive
31 Gusht, 2025
Yjet

Diçka e re po vjen nga Ya Nina!

Ya Nina ka gati projektin e ri muzikor. 'Sakura'…

Writen by
Prive
23 Prill, 2025
Yjet

Alaudini ndan mesazhin emocionues të Nishorit

Ditë më parë, moderatori Alaudin Hamiti ndau me ndjekësit…

Writen by
Prive
15 Prill, 2025
Yjet

Filmi me Kiarën, Luizi ndan pjesë nga prapaskenat e xhirimit

Këngëtari Luiz Ejlli, ka nxitur sërish entuziazmin e fansave…

Writen by
Prive
6 Nëntor, 2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?