Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ‘Rofe janë këto’, pse Ylli nuk është në albumin e 2po2? Reperi flet tek Meritoni
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > ‘Rofe janë këto’, pse Ylli nuk është në albumin e 2po2? Reperi flet tek Meritoni
Yjet

‘Rofe janë këto’, pse Ylli nuk është në albumin e 2po2? Reperi flet tek Meritoni

Written by:
Prive
Last updated: 29 Janar, 2026
Share

Meriton Mjekiqi është rikthyer fuqishëm me emisionin e tij, duke zgjedhur platformën YouTube për të nisur këtë kapitull të ri me një emër që peshon rëndë në hip-hopin shqiptar. Legjenda 2po2 ishte i ftuari i parë special, duke sjellë një rrëfim ekskluziv që preku të shkuarën, planet e së ardhmes dhe natyrisht, ato detajet pikante që publiku mezi pret t’i dëgjojë.

Gjatë bisedës, një vëmendje të veçantë mori raporti i tij me Yll Limanin. Dyshja, të cilët vite më parë realizuan hitin e pavdekshëm “Dritat”, duket se nuk do të bëhen bashkë për albumin e ri të reperit. 2po2 nuk hezitoi të flasë hapur për këtë mungesë, duke treguar vlerësimin maksimal për artistin që dikur e kishte mbështetur që në hapat e parë.

“Po kena fol. Atëherë e kena bo ‘Dritat’ që u kanë kangë shumë e mirë. Më ka pëlqy Ylli si këngëtar, që prej kohës së The Voice. Tash Ylli e ka karrierën përpara, kqyr ma larg. S’është me rëndësi. Ylli është një artist shumë i mirë që e dojnë publiku. Talentin që e ka e ka shfaq më së miri,” u shpreh 2po2, duke konfirmuar respektin reciprok mes tyre.

Por, kur Meritoni, me stilin e tij direkt, e pyeti për arsyen konkrete të mungesës në album, reperi zbuloi se pengesa nuk ishte dëshira, por burokracitë kontraktuale. “Kena fol po nuk kena mujt me realizu për shkak të kontratave që i ka international,” sqaroi ai. Megjithatë, moderatori nuk u mjaftua me kaq, duke e ngacmuar mysafirin se këto mund të jenë thjesht “fore”.

Me qetësinë që e karakterizon, 2po2 e mbylli debatin duke lënë të kuptohet se nuk ka vend për dramë: “Munden me qenë fore, por për mu nuk është me rëndësi.” Një përgjigje diplomatike, por që lë vend për interpretim, ashtu siç i ka hije showbiz-it. / Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Më i fortë se dhimbja: Gjesti rikthehet me “Memories”, këngën që do t’ju përlotë
Next Article Limi e ‘leqitë’ Albën: Bllok e ke përgjithmonë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Refuzoi intervistën? Reagon Mossi: Nuk mund të ngrihesh duke ulur punën e tjetrit!

Drama vazhdon dhe duket se tensionet nuk kanë ndërmend…

Writen by
Prive
2 Mars, 2026
Yjet

Pas ndarjes nga i fejuari, Teuta poston foto me të dashurin e ri

Kohë më parë, Prive By Liberta Spahiu raportoi për…

Writen by
Prive
14 Gusht, 2025
Yjet

Flet sërish babai i Malit, deklarata të forta për Violetën

Ndërsa Mal Retkoceri po vazhdon rrugëtimin e tij brenda…

Writen by
Prive
28 Dhjetor, 2025
Yjet

Përfundon autopsia për Festim Isufin, këto janë detajet

Raportohet se ka përfunduar autopsia e 34-vjeçarit Festim Isufi,…

Writen by
Prive
23 Maj, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

E zëvendësoi në program, Enxhi Nasufi ka këtë koment për Heidi Bacin
15 Mars, 2026
Pak muaj pas lindjes së vajzës, Vesa tregon si arriti të rikthejë format e duhura trupore
15 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?