Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: ‘I shkrova Mozzikut pas këngës’, Loredana zbulon prapaskenat
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > ‘I shkrova Mozzikut pas këngës’, Loredana zbulon prapaskenat
Yjet

‘I shkrova Mozzikut pas këngës’, Loredana zbulon prapaskenat

Written by:
Prive
Last updated: 19 Shkurt, 2026
Share

Loredana Zefi më në fund theu heshtjen! Pas një kohe të gjatë ku zgjodhi të qëndronte e tërhequr vetëm për hir të vajzës së tyre, Hanës, reperja hapi letrat rreth marrëdhënies me ish-partnerin e saj, Mozzik. Gjatë intervistës së transmetuar në podcast-in e Arbana Osmanit, ajo pranoi se kënga e fundit e reperit ishte pika që derdhi gotën dhe ndryshoi gjithçka.

Duket se drama preku kulmin sapo projekti u publikua. Loredana tregoi reagimin e saj të parë, duke e përshkruar momentin fiks ashtu siç do bënim të gjithë ne kur shohim diçka të papritur online. Ajo rrëfeu se ishte në shtëpi kur e pa videon dhe menjëherë mendoi: “Hajmedet, wtf, shumë e rëndë”. Reperja nuk la pa lexuar as komentet e publikut, duke theksuar se shumica e njerëzve e kishin dënuar këtë lëvizje të Mozzik duke e quajtur një “no go”.

Por përballja nuk mbeti vetëm në heshtje. Loredana mori situatën në dorë dhe i shkroi direkt atij, duke i bërë me dije se vajza e tyre ishte shumë keq. Kur e pyeti troç se përse e publikoi këtë këngë në YouTube, përgjigja e Mozzik ishte një justifikim se në fund të klipit ai kishte treguar respekt për nënën e fëmijës. Loredana i ktheu një përgjigje të prerë dhe reale, duke i thënë se fëmija nuk e dëgjon këngën deri në fund, por kap vetëm ato detaje që dëshiron të dëgjojë. Ajo i ka lënë dorë të lirë edhe Hanës, duke i thënë se mund të flasë me babanë e saj nëse do, ose të refuzojë pasi është e drejta e saj.

Duke shtuar më shumë benzinë zjarrit, artistja theksoi se kjo nuk ishte hera e parë që ai e ngacmon drejtpërdrejt, por këtë radhë situata ishte ndryshe për shkak të ndikimit tek vajza.

“Mua më vjen shumë turp për çikën, por mosha e bën të veten”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se pavarësisht provokimeve të njëpasnjëshme, fokusi i saj kryesor mbetet vetëm mirëqenia e Hanës, e cila tashmë është 7 vjeç dhe po fillon të kuptojë shumë mirë situatat rreth saj. Një gjë është e sigurt, kjo telenovelë mes dyshes duket se nuk ka ndërmend të përfundojë së shpejti. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Djalë apo vajzë? Blero dhe Eronita po bëhen prindër
Next Article Prishtina gati për spektakël: “Sono” konfirmon ardhjen e madhe në kryeqytet!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Aktorja shqiptare ndan lajmin e ëmbël, bëhet sërish nënë

Aktorja e njohur shqiptare, Eliona Pitarka, ka ndarë një…

Writen by
Prive
16 Qershor, 2025
Yjet

Shenjat që do ndriçojnë këtë verë: A jeni në mesin e tyre?

Ndërsa dielli nxehet më shumë dhe ditët bëhen më…

Writen by
Prive
24 Maj, 2025
Yjet

‘E din, e din’, vjen i plotë hiti nga Liri dhe Gimi-O

Prej ditësh, ende pa u publikuar, refreni i këngës…

Writen by
Prive
11 Korrik, 2025
Yjet

Don Xhoni e bën Loredanën me unazë të tij?

Raporti i Don Xhonit dhe Loredanës është prej kohësh…

Writen by
Prive
2 Tetor, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Fjolla Morina në top formë dhe… single pas BBVK!
19 Shkurt, 2026
Prishtina gati për spektakël: “Sono” konfirmon ardhjen e madhe në kryeqytet!
19 Shkurt, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?