Mbrëmja e djeshme ka qenë e mbushur me emocione të forta në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku më në fund u zyrtarizuan emrat e banorëve që do të prekin finalen e madhe.
Mes tyre që arritën të sigurojnë biletën për çmimin e madh ishte edhe Hygerta Sako.
Megjithatë, kalimi i saj në finale duket se nuk është pritur pa ironi nga ish-banorët e këtij edicioni, të cilët kanë ndjekur rrugëtimin e saj nga jashtë.
Toney, i cili gjithashtu ishte pjesë e rrugëtimit të BBVK këtë vit, nuk ka ngurruar të bëjë një reagim epik në rrjetet e tij sociale, duke vënë në lojë “strategjinë” e Hygertës brenda shtëpisë.
Përmes një postimi në InstaStory, Toney ka ndarë një imazh ku shfaqet një vajzë si Hygerta (të bërë me AI), duke fjetur gjumë e qetë me pizhame, të cilës i ka vendosur tag emrin e Hygertës.
Ky postim është një “thumb” i drejtpërdrejtë ndaj dinamikave të Hygertës në shtëpi, duke lënë të kuptohet – ashtu siç shpesh është komentuar edhe nga ndjekës të formatit – se ajo e ka kaluar një pjesë të mirë të lojës thjesht duke fjetur dhe pa u përfshirë në debate të forta, por sërish ia doli të shkojë deri në fund. /Prive By Liberta Spahiu



