Publikimi i projektit të tij më të fundit muzikor, “Rrëgfim”, i cili u pa nga ndjekësit si një rrëfim shumë personal, ndezi menjëherë rrjetin.
Aludimet ishin të shumta se kënga ishte një “diss” i fshehtë ose një mesazh i drejtpërdrejtë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj.
Por, Bes Kallaku ka vendosur të mos heshtë më.
Përmes një statusi të gjatë në Instastory, aktori dhe këngëtari ka sqaruar njëherë e mirë të vërtetën e këtij projekti, duke i dhënë fund thashethemeve në rrjet.
Besi e nis reagimin e tij duke e cilësuar këtë si projektin e tij më të bukur, ku nuk ka aktruar. “Në këtë projekt kam qenë vetëm unë. Pa maska. Pa skenar. Vetëm unë dhe e vërteta ime,” shkruan ai, duke falënderuar publikun për mbështetjen.
Por, përgjigjja për të gjithë ata që mendonin se ai i kishte ende sytë nga e shkuara, ishte e prerë: “Unë prej kohësh e kam mbyllur kapitullin me të shkuarën time, kapitull nga i cili mu desh kohë të kuptoja, sa i fituar dola.” Pasi falënderoi motrën e tij, Ana Kallakun, për mbështetjen në ditët e tij “gri”, Besi i la të gjithë pa fjalë në fund të mesazhit. Ai i dedikoi fjalët më të ëmbla partneres së tij, të cilën e quan shpëtimin e tij.
“E për ta mbyllur, dua të falënderoj njeriun e zemrës sime, trëndafilin tim në kohë lufte, që më ktheu paqen, buzëqeshjen, shkëlqimin e syve të mi dhe mbi të gjitha versionin më të mirë të vetes sime…” përfundon aktori.

Me këtë deklaratë, Besi konfirmon se jo vetëm e ka lënë pas të shkuarën, por ka gjetur sërish lumturinë dhe dashurinë! /Prive By Liberta Spahiu


