Edhe pse dritat e studios u fikën dhe fituesi u shpall, vëmendja e publikut ka mbetur te dy prej protagonistëve të këtij edicioni, Klodi dhe Benita.
Një video që po qarkullon me shpejtësi në TikTok, ka zbuluar atë që nuk u pa: një takim mjaft emocionues mes Klodit dhe Benitës.
Menjëherë pas përfundimit të finales, fansat që ndodheshin në sallë kanë kapur momentin kur dy ish-konkurrentët janë afruar me njëri-tjetrin.
Klodi dhe Benita teksa janë takuar, janë parë duke u përqafuar ngrohtësisht në skenë me njëri – tjetrin.
Ky moment konfirmon se pavarësisht ndjenjave të shprehura nga Benita dhe pozicionit të Klodit, ata (ndoshta) do të ruajnë një raport të afërt edhe jashtë shtëpisë.
@superposta2♬ original sound – user86734164417 Se si do vijojë marrëdhënia e tyre jashtë, mbetet të shihet në vijim! /Prive By Liberta Spahiu


