Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka dhënë një përgjigje të prerë dhe mjaft thumbuese në rrjetet sociale. Gjatë një bashkëbisedimi me fansat, një ndjekës e ka pyetur nëse ajo vazhdon të ketë kontakt me dy ish-banorët e tjerë, Edin dhe Limin, me të cilët pati një njohje të shkurtër brenda shtëpisë.
“Gabimi nuk përsëritet”
Reagimi i Dolce-s ishte i menjëhershëm dhe pa dorashka.
“Të njëjtin gabim nuk e bëj kurrë dy herë,” u shpreh ajo, duke i konsideruar dukshëm raportet e kaluara me ta si një mësim që nuk dëshiron ta përsërisë.
Thumbime për “meshkujt që merren me llafe”
Përveç distancimit, Dolce hodhi edhe një kunjë të fortë drejtuar djemve, duke i etiketuar si persona që merren me thashetheme. Me një dozë ironie dhe një emoji duke qeshur, ajo shkroi: “Dhe meshkujt që merren me llafe ‘larg meje’ le t’i themi.” /Prive By Liberta Spahiu



