Këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe njëkohësisht opinionistja e këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, ka sot një arsye më shumë për të festuar.
Artistja, e cila ndër vite ka qëndruar në majat e estradës shqiptare me zërin dhe elegancën e saj, feston sot 47-vjetorin e lindjes.
Edhe pse vitet kalojnë, Leonora vazhdon të mbetet një ikonë e vërtetë e stilit dhe një imazh që reflekton freski në çdo paraqitje të saj televizive.
Përveç karrierës së suksesshme muzikore, këtë vit ajo ka marrë vëmendjen e madhe të publikut edhe me komentet dhe qëndrimet e saj si opinioniste, duke u treguar e drejtpërdrejtë dhe mjaft e matur në formatin më të ndjekur në vend.
Edhe 100 vite të lumtura, Leonora! /Prive By Liberta Spahiu


