Elijona, një nga banoret më të spikatura dhe ish-finalistja e këtij edicioni të “Big Brother VIP Kosova”, ka ndarë me ndjekësit e saj detaje se si po i shkon jeta pas përfundimit të rrugëtimit të saj në shtëpinë e famshme.
Përmes një pyetësori virtual të zhvilluar në llogarinë e saj në Instagram, një nga ndjekësit e ka pyetur bukuroshen drejtpërdrejt: “Hej Eli, si është jeta jote pas Big-ut?”. Elijona nuk ka hezituar t’i përgjigjet kureshtjes së fansave me shumë sinqeritet, duke shprehur fillimisht një mirënjohje të thellë për mbështetjen e madhe të publikut.
“Është wow, nuk e kisha besuar që mund të marr kaq shumë dashuri prej jush. Jam tepër mirënjohëse dhe shpresoj që të mund t’jua kthej gjithë atë dashuri,” ka shkruar ajo, duke treguar se afeksioni i njerëzve jashtë shtëpisë e ka surprizuar pamasë.
Megjithatë, Elijona ka zbuluar edhe anën tjetër të kësaj periudhe tranzicioni pas një eksperience aq intensive televizive. Ajo pranoi se, ndonëse është e angazhuar me projekte të reja, po përpiqet ende të gjejë ekuilibrin pas izolimit. “Nga ana tjetër jam shumë e zënë me disa punë dhe ende duke e marrë veten,” ka përfunduar ish-finalistja e BBVK 4. /Prive By Liberta Spahiu



