Prej disa ditësh, mediat turke dhe rrjetet sociale po ziejnë nga thashethemet e forta se aktorja e njohur Serenay Sarıkaya dhe këngëtari Mert Demir po bëhen gati të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë gjatë kësaj vere.
Por si qëndron e vërteta? Së fundmi, gjatë kthimit të saj nga një udhëtim, Serenay është “përballur” me gazetarët në aeroportin e Stambollit, të cilët nuk kanë hezituar ta pyesin drejtpërdrejt rreth këtyre lajmeve që po bëjnë xhiron e rrjetit.

Me buzëqeshjen e saj karakteristike dhe me shumë sportivitet, aktorja i ka hedhur poshtë këto zëra duke dhënë një përgjigje epike: “Nuk e di nga i nxirrni këto lajme, është vërtet e çuditshme. Nëse do të kishte një martesë në horizont, besoj se do të isha e para që do ta merrja vesh!”
Duket se çifti po shijon romancën e tyre pa u nxituar për të hedhur hapin e madh, të paktën për momentin! /Prive By Liberta Spahiu


