E dinit? Kolagjeni është sekreti i forcës dhe elasticitetit të trupit!
A e dini që pas moshës 25 vjeç trupi ynë fillon të prodhojë gjithnjë e më pak kolagjen?
Kolagjeni është një nga proteinat më të rëndësishme në organizëm.
Ai përbën rreth një të tretën e të gjitha proteinave në trupin e njeriut dhe është komponenti kryesor që i jep strukturë dhe forcë indeve si lëkura, kockat, kërcet, muskujt dhe enët e gjakut.
Mund ta imagjinojmë kolagjenin si një “rrjetë mbështetëse” që i jep trupit tonë forcë, elasticitet dhe stabilitet.
Në lëkurë ai ndihmon në ruajtjen e tonusit dhe elasticitetit, ndërsa në kyçe dhe kërc ndihmon në përthithjen e presionit dhe fleksibilitetin e lëvizjes.
Megjithatë, pas moshës 20–25 vjeç, prodhimi natyral i kolagjenit fillon të bjerë gradualisht.
Me kalimin e kohës kjo mund të shfaqet në forma të ndryshme:
• lëkura humbet elasticitetin dhe shfaqen rrudhat
• flokët dhe thonjtë bëhen më të dobët
• kyçet humbasin fleksibilitetin
• indet lidhëse rigjenerohen më ngadalë.
Për këtë arsye, gjithnjë e më shumë ekspertë të shëndetit dhe mirëqenies rekomandojnë suplemente me kolagjen, për të mbështetur strukturën dhe funksionimin normal të indeve.
Alvityl Marine Collagen – një formulë e krijuar për trupin tuaj!
Një nga produktet që Bora Pharmacy na sugjerojmë është Alvityl Marine Collagen, një suplement ushqimor francez i zhvilluar nga laboratorët URGO Healthcare, një markë me traditë dhe ekspertizë shumëvjeçare në suplementet ushqimore.
Ky produkt përmban kolagjen detar të hidrolizuar, një formë kolagjeni e ndarë në peptide shumë të vogla që përthithen më lehtë nga organizmi.

Peptidet e kolagjenit janë të pasura me aminoacide thelbësore si:
• glicina
• prolina
• hidroksiprolina
Këto aminoacide janë komponentët kryesorë që trupi përdor për ndërtimin dhe rigjenerimin e kolagjenit në inde.

Dy nga format më të rëndësishme të kolagjenit për trupin
Alvityl Marine Collagen përmban kryesisht kolagjen Tipi I dhe Tipi III, dy nga format më të rëndësishme të kësaj proteine.
Kolagjeni Tipi I
Ky është tipi më i përhapur në trup dhe gjendet kryesisht në:
• lëkurë
• kocka
• tendina dhe ligamente
• dhëmbë
Ai është përgjegjës për forcën, strukturën dhe elasticitetin e lëkurës.

Kolagjeni Tipi III
Ky tip gjendet kryesisht në:
• muskuj
• enë gjaku
• organe të brendshme
• indet elastike të lëkurës
Kolagjeni Tipi III kontribuon në elasticitetin dhe fleksibilitetin e indeve dhe shpesh punon në sinergji me kolagjenin Tipi I.
Falë përbërjes së tij, Alvityl Marine Collagen mund të kontribuojë në:
✓ përmirësimin e elasticitetit dhe strukturës së lëkurës
✓ mbështetjen e kyçeve dhe indeve lidhëse
✓ forcimin e flokëve dhe thonjve
✓ mbështetjen e muskujve dhe strukturës së trupit
Produkti vjen në formë të qeseve praktike, që mund të tretet në ujë, lëng, kafe ose të përzihet me ushqime si kos apo komposto, duke e bërë shumë të lehtë për përdorim të përditshëm.

Zgjedhja e rekomanduar nga Bora Pharmacy
Në Bora Pharmacy përzgjedhin produkte që plotësojnë standarde të larta cilësie dhe që mbështeten në formulime të studiuara.
Pikërisht për këtë arsye, stafi i Bora Pharmacy rekomandon Alvityl Marine Collagen, sepse:
• përmban kolagjen detar të hidrolizuar me përthithje të lartë
• kombinon kolagjen Tipi I dhe III, të rëndësishëm për lëkurën dhe indet lidhëse
• prodhohet në Francë nga një markë me ekspertizë të gjatë në suplementet ushqimore
• është praktik për përdorim të përditshëm dhe i lehtë për t’u integruar në rutinën tuaj.

Sepse kujdesi për bukurinë dhe mirëqenien nuk fillon vetëm nga jashtë por nga brenda. /Prive By Liberta Spahiu



