Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Çka e pret Gjestin pas ndalimit policor? Ja çfarë parasheh ligji për veprën në fjalë
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Çka e pret Gjestin pas ndalimit policor? Ja çfarë parasheh ligji për veprën në fjalë
Yjet

Çka e pret Gjestin pas ndalimit policor? Ja çfarë parasheh ligji për veprën në fjalë

Written by:
Prive
Last updated: 11 Mars, 2026
Share

Ndalimi i Besart Kelmendit në mes të Prishtinës me dyshimin për armëmbajtje pa leje ka ngritur një pyetje të madhe te publiku: çfarë rrezikon realisht artisti pas këtij incidenti?

Nëse i hedhim një sy Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepra për të cilën ai po mbahet në ndalim policor prej 48 orësh ka sanksione mjaft të qarta. Për mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, ligji parasheh dy skenarë kryesorë. Skenari i parë është një dënim i majmë me gjobë që mund të arrijë deri në 7,500 euro, ndërsa i dyti është dënimi me burgim që mund të shkojë deri në plot pesë vjet. Ndonëse këto shifra duken të ashpra në letër, praktika gjyqësore në Kosovë shpesh tregon një qasje më të butë. Në rastet e armëmbajtjes së thjeshtë, kur mjeti nuk është përdorur për të kryer ndonjë vepër tjetër penale dhe nuk ka rrethana të tjera rënduese, gjykatat zakonisht priren të shqiptojnë dënime me gjobë ose dënime me kusht.

Masa e ndalimit që po kalon aktualisht këngëtari është thjesht një procedurë standarde hetimore. Kjo periudhë i jep kohë Prokurorit të Shtetit të vlerësojë provat nga terreni dhe të marrë vendimin nëse rasti do të shkojë në procedurë të rregullt apo do të kërkohen masa të tjera. Mbetet të shihet nëse Gjesti do t’ia hedhë vetëm me një faturë të kripur financiare dhe një mësim të mirë, apo nëse rasti do të kërkojë një betejë më të gjatë ligjore.

Sytë janë të gjithë te vendimi që do të pasojë pas skadimit të këtij afati. /Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article 48 orë paraburgim për Gjestin
Next Article Londrimi: Nëse jo në muzikë do isha model!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Çka po ndodh mes Lumit e Trejsit? Komenti i saj i shton ‘benzinë’ dyshimeve

Prive by Liberta Spahiu raportoi pak ditë më parë…

Writen by
Prive
25 Nëntor, 2025
Yjet

Bujar Qamili: Luana Vjollcën e ndihmova unë

Bujar Qamili njihet për natyrën e tij të drejtpërdrejtë…

Writen by
Prive
4 Janar, 2026
Yjet

I dyshuari për zhdukjen e Madeleine McCann jep intervistë nga burgu

Christian Brückner, i dyshuari kryesor në rastin e zhdukjes…

Writen by
Prive
4 Qershor, 2025
Yjet

Billie Eilish në një lidhje të re dashurie?

Këngëtarja, Billie Eilish u pa me artistin, Nat Wolff…

Writen by
Prive
27 Mars, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

Londrimi: Nëse jo në muzikë do isha model!
11 Mars, 2026
Çka e pret Gjestin pas ndalimit policor? Ja çfarë parasheh ligji për veprën në fjalë
11 Mars, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?