Reperi i njohur Stresi është gati për projektin e radhës muzikor.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ai ka zbuluar detajet e para rreth këngës së tij më të re me titull “Kokaina”, e cila pritet të publikohet shumë shpejt.
Artisti bëri të ditur se kënga do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip dhe do të lançohet gjatë muajit të ardhshëm.
Përveç kohës, Stresi ka shpjeguar edhe metaforën pas titullit provokues. Ai u shpreh se teksti ka dy kuptime paralele: varësinë ndaj një vajze dhe ndjesinë që të jep dashuria.
“I këndoj dashurisë që është si kokaina; që s’rri dot pa atë vajzën, as pa tjetrën” ka thënë reperi, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një dedikim. /Prive By Liberta Spahiu


