Pas një kohe të gjatë prej gati tre muajsh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP Albania, mbrëmja e djeshme e “Prime-it” solli momentin që të gjithë ndjekësit po prisnin: Brikena dhe Mateo më në fund shkëmbyen puthjen e parë!
Gjatë spektaklit të mbrëmshëm, emocionet kulmuan dhe kimia e shumëpërfolur mes të dyve u kurorëzua me një puthje.
Ky moment romantik ka “çmendur” menjëherë rrjetet sociale, por një detaj tjetër po tërheq po aq shumë vëmendje. Bëhet fjalë për një koment të ardhur pikërisht nga llogaria zyrtare e Brikenës në Instagram.
Në videon e puthjes së ndarë në rrjet, llogaria “itsbriki” ka lënë komentin: “Awww… 🫠❤️🔥”, i cili ka marrë mijëra pëlqime në pak orë dhe po bën xhiron e rrjetit.
Ky reagim i ëmbël tregon qartë mbështetjen e plotë të personave të Brikenës për lidhjen me Mateon.
Tashmë, sytë e të gjithë publikut janë te dyshja për të parë se si do të rrjedhë dinamika e tyre e re si çift brenda lojës së Big Brother. /Prive By Liberta Spahiu



