Kushdo që mban një mace në shtëpi e di shumë mirë se ndarja, qoftë edhe për pak ditë, është gjithmonë e vështirë. Lidhja që krijohet me miqtë me katër putra është aq e veçantë, sa çdo largim nga shtëpia shoqërohet me një dozë të fortë melankolie.
E një moment të tillë kaq të ndjerë e ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj sipërmarrësja dhe autorja e programit “Përtej Kufijve”, Malbora Gurra.
Përmes një Instastory, ajo ka publikuar një foto të maçokut të saj, Zhak, shoqëruar me fjalët: “Askush nuk do më mungojë më shumë se ti”.
Në një ditë të zakonshme, ky do të ishte thjesht një dedikim i ëmbël para një udhëtimi.
Por, kur emri yt ka ditë që po lakohet kudo në media si një nga banoret e mundshme të “Ferma VIP” që nis rrugëtimin nesër, një postim i tillë merr natyrshëm tjetër kuptim.
Ndjekësit e kanë kapur në ajër këtë detaj, duke e parë si një lamtumirë emocionale para se të nisë izolimi. Fundja, është një reagim krejt i natyrshëm dhe njerëzor; sado të mundohesh të ruash surprizën e projektit të radhës deri në momentin e fundit, malli për atë çfarë po lë pas nis ende pa dalë mirë nga dera e shtëpisë.
Tani na ndajnë vetëm pak orë nga nata premierë për të konfirmuar ashtu siç flitet nëse Malbora do të lërë komoditetin për t’u bërë pjesë e sfidave rurale, ndërsa Zhakut me gjasë do t’i duhet ta presë duke e ndjekur nga ekrani i televizorit. /Prive By Liberta Spahiu



