Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana Ejupi, ka bërë një reagim mjaft të ashpër dhe emocional përmes një videoje në TikTok, duke u dalë në mbrojtje familjarëve të saj, konkretisht vëllait të vogël, Lisit.
E shqetësuar nga vala e komenteve negative në një video të shpërndarë nga 12-vjeçari, Ana nuk i ka kursyer kritikat drejtuar ndjekësve, duke vënë theksin te mosha e atyre që përdorin gjuhë urrejtjeje.
“A jeni okej, a jeni në rregull me veten e juj? A nuk ju vjen marre prej vetes? Paramendoni mos me pas çka me bo me jetën e juj edhe me hy me i komentu një fëmije 12 vjet… sa i dështuar në jetë duhesh me qenë?” – u shpreh ajo drejtuar bullizuesve, duke zbuluar se shumica e komenteve fyese vijnë nga të rinj rreth moshës 19-vjeçare, gjë që e ka habitur dhe revoltuar atë tej mase.
Më tej, ajo sqaroi se komentet lidheshin kryesisht me mënyrën e të folurit të vëllait të saj, duke treguar se ai është rritur në një ambient ku fliten disa gjuhë dhe kjo ndikon në artikulimin e tij në gjuhën shqipe.
“Mu nuk më prek aspak ky send, as vëllain tim, sepse ai është rritur në një familje shumë të edukuar. Ai i di 3-4 gjuhë dhe normal që shqipen nuk di aq mirë me e fol, edhe pse e di, nuk mundet me i shpreh të gjitha fjalët mirë,” shtoi Ana, duke theksuar se shqetësimi i saj i vërtetë është ndikimi që ky lloj bullizmi mund të ketë te fëmijët e tjerë, të cilët mund të mos jenë aq të fortë emocionalisht.
Në përmbyllje të reagimit të saj, ish-banorja e BBVK bëri një thirrje publike për më shumë dashuri dhe pozitivitet, duke i këshilluar të rinjtë që kohën e tyre ta shfrytëzojnë për gjëra produktive në vend të ofendimeve virtuale.
“Ku e merrni atë edukatë? Nuk e di pse jeni bërë kaq të egër si popull. Ju kisha lut, sa bullizoni e shani e flisni pa lidhje, shfrytëzojeni atë mundësi me studiu, me mësu diçka, me u kënaq me jetën tuaj, me dalë, me bë diçka… e jo me hy me i komentu një fëmije 12 vjet në foto e video e me e sha,” përfundoi ajo.
Ky reagim i Anës vjen si një mesazh i fortë reflektimi për të gjithë të rinjtë, duke u bërë thirrje që ta shfrytëzojnë kohën dhe energjinë e tyre për gjëra pozitive e produktive, në vend që të bëhen burim i bullizmit dhe urrejtjes në hapësirat virtuale.
/Prive By Liberta Spahiu
@anaejuppi♬ original sound – Ana


