Secili prej nesh dashuron në mënyrë të ndryshme. Disa e japin zemrën në pjatë dhe tregojnë dashuri çdo sekondë, ndërsa të tjerë japin përshtypjen sikur kanë një zemër “të akullt”.
Astrologët kanë renditur të 12 shenjat e zodiakut, nga më e ngrohta dhe romantikja, e deri tek më e ftohta. Gjeni veten ose partnerin tuaj më poshtë:
1. Gaforrja (Zemra më e madhe) Mbretërit e ndjenjave! Nëse keni një Gaforre në jetën tuaj, do të ndiheni të llastuar. Ata japin gjithçka nga vetja dhe familja/partneri është qendra e botës për ta.
2. Peshqit (Romantikët e pashërueshëm) Peshqit jetojnë në një përrallë dashurie. Janë jashtëzakonisht të ndjeshëm, empatikë dhe e shprehin dashurinë e tyre pa asnjë rezervë apo frikë.
3. Peshorja (Të lindur për të dashuruar) Peshorja e urren vetminë. Janë partnerë shumë të ëmbël, të sjellshëm dhe gjithmonë mundohen të mbajnë harmoninë dhe qetësinë në lidhje.
4. Demi (Besnikët e ngrohtë) Demi nuk i ka qejf fjalët e mëdha, por do t’ju bëjë të ndiheni personi më i sigurt në botë. Ata e tregojnë dashurinë me përqafime, dhurata dhe ngrohtësi fizike.
5. Luani (Pasionantë, por duan vëmendje) Një Luan di të dashurojë fort dhe me shumë pasion. Janë shumë bujarë me partnerin, por kanë një kusht: duan të trajtohen si “mbretër” në këmbim!
6. Dashi (Zjarri që ndizet shpejt) Dashi është shumë pasionant në fillim, por ky zjarr mund t’u fiket shpejt nëse nuk ushqehet me adrenalinë. Janë të dashur, por vendosin veten të parët.
7. Akrepi (Dashuri e thellë, por e fshehur) Akrepi dashuron verbërisht dhe thellësisht, por ka një mur mbrojtës të padepërtueshëm. Mund të duken të ftohtë nga jashtë, vetëm e vetëm nga frika se mos lëndohen.
8. Binjakët (Logjika fiton mbi zemrën) Janë partnerë shumë argëtues dhe nuk mërzitesh kurrë me ta, por janë të paqëndrueshëm emocionalisht. Shpesh, mendja e tyre logjike fiton mbi atë që ndjen zemra.
9. Shigjetari (Të dashuruar me lirinë) Shigjetari e ka tmerr t’i “ngjitesh”. Ata të duan, por kanë shumë nevojë për hapësirën dhe lirinë e tyre, ndaj shpesh lënë përshtypjen e një njeriu të distancuar.
10. Virgjëresha (Dashuria praktike) Nuk e kanë qejf romanticitetin e tepruar. Për një Virgjëreshë, dashuria tregohet duke të rregulluar një problem në jetë ose duke u kujdesur për ty kur je sëmurë, jo me poezi.
11. Bricjapi (Ata që s’i shprehin ndjenjat) Të ftohtë në pamje të parë. Bricjapi e ka mendjen te karriera dhe stabiliteti. Dashurinë e tregojnë vetëm përmes veprave dhe mbështetjes financiare, pasi fjalët e ëmbla s’i kanë aspak qejf.
12. Ujori (Shenja më “e akullt”) Në vendin e fundit renditet Ujori! Ata janë shpirtra të lirë, tepër racionalë dhe shumë të pavarur. E kanë jashtëzakonisht të vështirë të hapen emocionalisht, duke bërë që shumë njerëz t’i konsiderojnë të ftohtë si akull.
/Prive By Liberta Spahiu


