Këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Ardian Bujupi, po përjeton emocionet më të bukura.
Ai dhe partnerja e tij, Fjolla, janë bërë prindër për herë të parë të një djali.
Lajmin e mrekullueshëm e ka ndarë vetë artisti me ndjekësit e tij përmes një postimi tejet të ëmbël në llogarinë e tij në Instagram.
Krahas fotografisë, këngëtari ka zbuluar edhe emrin e bukur që dyshja kanë zgjedhur për djalin e tyre, Gjon, si dhe datën e lindjes së tij, e cila është 2 Prill 2026.
“Gjon Bujupi, 02.04.26,” ka shkruar ai në mbishkrimin e postimit.
Ky shënon fillimin e një kapitulli të ri dhe shumë të lumtur për çiftin. Shumë urime!
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


