Privebruto
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Reading: Dua drejt altarit! ‘Zbulohen’ planet sekrete të çiftit
Share
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
Facebook Instagram Youtube Tiktok
Search
Privebruto > Blog > Yjet > Dua drejt altarit! ‘Zbulohen’ planet sekrete të çiftit
Yjet

Dua drejt altarit! ‘Zbulohen’ planet sekrete të çiftit

Written by:
Prive
Last updated: 6 Prill, 2026
Share

Dua Lipa dhe i fejuari i saj, Callum Turner, raportohet se kanë vendosur të shmangin një dasmë të madhe dhe pompoze, duke preferuar një ceremoni më të vogël dhe shumë më intime.

Contents
  • Përgatitjet “Top Secret” për dasmën e verës
  • Historia e dashurisë dhe planet e së ardhmes

Këngëtarja 30-vjeçare dhe aktori 36-vjeçar mendohet se tashmë e kanë caktuar datën për të kurorëzuar dashurinë e tyre këtë verë. Destinacioni? Dyshja thuhet se ka vizituar disa lokacione në Itali dhe në Britaninë e Madhe, ndaj gjasat për një ceremoni përrallore jashtë vendit janë të larta.

Ndonëse rrethohen nga miq të rëndësishëm të botës së spektaklit—si Elton John, Olivia Dean, Mark Ronson apo Charli XCX—çifti ka vendosur ta mbajë rrethin e të ftuarve të ngushtë dhe ka qenë mjaft “i rreptë” me selektimin.

Përgatitjet “Top Secret” për dasmën e verës

Një burim i afërt me çiftin zbuloi për The Sun:

“Përgatitjet për dasmën e Duas dhe Callum-it po ecin me ritme të shpejta, por gjithçka po mbahet tepër e fshehtë. Ceremonia do të zhvillohet këtë verë – ajo do të jetë zyrtarisht e martuar para se të festojë ditëlindjen e saj të 31-të në gusht.”

Burimi shtoi se fokusi i tyre është te njerëzit e zemrës: “Aty do të jenë të gjithë njerëzit e tyre më të dashur, por nuk do të mungojnë as surprizat në listë. Disa miq që prisnin të ftonin një person shoqërues (plus one) janë njoftuar se kjo nuk do të jetë e mundur, pasi duan ta mbajnë numrin e të ftuarve sa më të kufizuar.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Historia e dashurisë dhe planet e së ardhmes

Romanca mes Duas dhe Callum-it nisi në janar të vitit 2024, ndërsa fejesa u konfirmua në qershor të po atij viti.

Gjatë një interviste për British Vogue, artistja me origjinë shqiptare u shpreh e emocionuar:

“Po, jemi të fejuar dhe është një ndjesi e mrekullueshme. Vendimi për t’u plakur bashkë, për të ndarë jetën dhe për të qenë miqtë më të mirë të njëri-tjetrit përgjithmonë, është diçka vërtet unike.”

Për sa i përket dasmës, Dua tregoi se fillimisht kishte preferuar të shijonte momentin: “Doja të mbyllja turneun, ndërkohë që Callum ishte me xhirime. Nuk kam qenë kurrë nga ato vajza që ëndërrojnë për dasmën apo për fustanin e nusërisë, por papritur e gjeta veten duke pyetur: ‘Oh, po unë çfarë do të vesh?'”

Dua, e cila e përmbylli turneun e saj botëror në dhjetor, u shpreh e dashuruar pas unazës së fejesës, duke theksuar: “Është një ndjesi shumë e bukur të dish që personi me të cilin do të ndash jetën, të njeh kaq mirë.”

/Prive By Liberta Spahiu

Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article ‘Dhimbje të vazhdueshme’, Ana në spital, zbulon problemin shëndetësor
Next Article ‘Vajza më e pastër,’ Niko Komani flet për eksperiencën me Brikenën
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

- Advertisement -
Ad imageAd image
- Advertisement -
Ad imageAd image

Mund t'ju pëlqejnë gjithashtu

Yjet

Rasti i studentes në Tetovë: Detajet e reja dhe pyetjet pa përgjigje

Hetimet po thellohen në lidhje me vdekjen tragjike të…

Writen by
Prive
6 Nëntor, 2025
Yjet

Çfarë po ndodh? Toney shfaqet në kapsulën e shtëpisë së BBVK

Gara në Big Brother VIP Kosova  ka marrë një…

Writen by
Prive
20 Dhjetor, 2025
Yjet

Ylli nxjerr mesazhin, ja çka i shkroi një ‘vjehërr’ potenciale

Ylli Dreshaj, ish-banori simpatik dhe shumë i komentuar i…

Writen by
Prive
9 Shtator, 2025
Yjet

Mbështetje pa kushte, Bora krenare për artin e Donaldit!

Moderatorja e njohur Bora Zemani ka ndarë me ndjekësit…

Writen by
Prive
1 Maj, 2025

Prive është platformë mediatike që sjell lajmet më të fundit nga bota e yjeve, showbiz-i, moda, televizioni dhe kultura pop. Me përmbajtje ekskluzive, intervista dhe video origjinale, Prive ju mban gjithmonë të informuar me atë që po ndodh tani.

Lidhje të Shpejta

  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS
  • Yjet
  • Prive TV
  • Liberté Fashion
  • Interview
  • Film
  • 60 SECONDS

Lajmet e Fundit

“Viva la vida” – Drenusha Latifi arratiset sërish drejt Spanjës
6 Prill, 2026
‘Pyetjen e kom’, projekti më i ri muzikor nga Riki!
6 Prill, 2026

Follow Us

258kFollowersLike
415kFollowersFollow
340kSubscribersSubscribe
184kFollowersFollow
Manage Consent

Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Functional Always active
Për të ofruar përvojat më të mira, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose aksesuar informacionin e pajisjes. Pëlqimi për këto teknologji do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mospëlqimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish për të dërguar reklama, ose për të gjurmuar përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
View preferences
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?