Ish-banorja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Dolce, ka lënë pas zhurmën e pas-spektaklit për t’u relaksuar në një destinacion ëndrrash.
Tash e disa ditë, ajo është duke shijuar pushimet në ishujt përrallorë të Maldiveve, prej nga ka ndarë herë pas here pamje për ndjekësit e saj.
Siç ndodh rëndom me personazhet e njohur, vëmendja e publikut u përqendrua menjëherë tek personi që po e shoqëronte.
Rrjeti “ziu” nga thashethemet dhe aludimet e ndryshme, ku shumë ndjekës shkuan aq larg sa të hamendësonin se ajo ndodhej atje nën shoqërinë e fituesit të BBVK4, Londrim Mekaj.
Por si vëmë faj për këtë! Sepse një Story e saj ku etiketonte Londrimin u bë shkas që shumë ndjekës të hamendësonin.
Mirëpo, e vërteta rezulton të jetë krejt ndryshe nga çfarë është përfolur. Dolce ka zgjedhur të udhëtojë drejt këtij destinacioni ekzotik me mikeshën e saj, Kristalina Muka.
Gjithçka u konfirmua përmes rrjeteve sociale, ku vajzat kanë ndarë imazhe të përbashkëta. Në një fotografi të publikuar së fundmi në “InstaStory” nga Kristalina, dyshja shfaqet në super formë, duke shuar kështu çdo dyshim të ngritur nga fansat dhe duke treguar se po kalojnë një kohë fantastike në shoqërinë e njëra-tjetrës.
/Prive By Liberta Spahiu



