Kush shkon në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania? Të gjithë po bëjnë llogaritë, por një detaj në rrjetet sociale tregon se kush e ka mbështetjen dhe impaktin e vërtetë jashtë shtëpisë.
Të shtunën mbahet gjysmëfinalja e këtij sezoni dhe gara mbetet e hapur mes Mirit, Brikenës, Mateos, Shëndritit dhe Rogertit. Nga këta, vetëm tre do t’i bashkohen Selinës në vendet e mbetura për natën e madhe të 18 prillit. Flitet lart e poshtë mbi emrat që shkojnë në finale, por një gjë është e sigurt, top treshja me rritjen më të madhe të ndjekësve nga fillimi i aventurës flet vetë.
E para është Selin, me rreth 160 mijë ndjekës të rinj në llogarinë e saj. Ajo pasohet e dyta nga Brikena, e cila numëron rreth 115 mijë ndjekës të rinj. I treti pozicionohet Mateo me rreth 110 mijë ndjekës të rinj. Ndërkohë, Miri ka rreth 50 mijë ndjekës më shumë. Nga ana tjetër Rogerti, i cili ka pasur llogarinë joaktive për disa ditë gjatë qëndrimit brenda, nuk ka arritur të ketë më shumë se 19 mijë ndjekës gjithsej, pavarësisht se janë të gjithë të rinj.
Nderkohë nga banorët tanimë jashtë, mbi 100,000 ndjekës të rinj numërojnë Greta dhe Gimbo.
Rrjetet sociale janë padyshim një indikator i rëndësishëm i përkrahjes dhe suksesit për secilin banor, sidomos nëse nuk bëhet fjalë për ndjekës të blerë me para, por ato nuk e vulosin me patjetër rrugën e tyre drejt finales.
Kush mendoni se është treshja që duhet t’i bashkangjitet Selinës të shtunën?
@privebylsKush e kapë finalen e BBVA krah Selinit, ja tre banorët me rritjen më të madhe në rrjete sociale


