Zërat po qarkullonin prej ditësh kudo nëpër rrjete sociale dhe duket se publiku kishte të drejtë. Pas një periudhe ku vetë ajo u kujdes t’i hidhte poshtë thashethemet me deklarata publike duke thënë se nuk kishte asnjë marrëveshje konkrete, e vërteta më në fund ka dalë në dritë. Ermiona Lekbello do t’i bashkohet zyrtarisht rrugëtimit në formatin e njohur “Ferma VIP”, dhe këtë e ka konfirmuar vetë produksioni përmes një videoje paralajmëruese.
Në klipin e publikuar, i cili mban një atmosferë shumë elegante dhe të kuruar, çdo dyshim merr fund. E veshur plot stil me një fund lëkure të zi dhe taka të larta, Ermiona shfaqet duke dalë nga ashensori, për t’u ulur më pas komode teksa një kamarier i shërben në tabaka zarfin zyrtar me logon e formatit. Buzëqeshja e saj në fund të videos flet më shumë se çdo fjalë, duke e vulosur kështu hyrjen e saj për Prime-in e nesërm në mbrëmje.
Nuk është as hera e parë dhe as e fundit që personazhet publike zgjedhin rrugën e mohimit total për të ruajtur ekskluzivitetin dhe surprizën e produksioneve televizive, por këtë herë duket se sekreti u zbulua fiks në kohë.
Tani sytë e të gjithëve janë drejtuar tek dita e nesërme në orën 21:00 për të parë se si do të përshtatet ajo me sfidat e vështira rurale dhe, mbi të gjitha, me banorët e tjerë që tashmë e kanë krijuar dinamikën e tyre.
Një gjë është e garantuar, prezenca e saj pritet të ndryshojë balancat brenda fermës dhe të hapë kapituj të rinj memesh dhe diskutimesh mes konkurrentëve. /Prive By Liberta Spahiu


