Elton Tozaj ka ndarë së fundmi disa detaje të reja rreth asaj që ndodh pas kamerave në shtëpinë e Big Brother. Sipas tij, gjatë një prej netëve të Prime-it ka pasur tensione dhe dy përplasje mjaft të forta gjatë hapësirave publicitare. Ai pretendon se debatet kanë ndodhur mes stafit, producentes, personave jashtë godinës dhe vetë moderatorit. E gjithë kjo situatë, sipas Tozajt, ka marrë shkas në momentin kur nëna e Selinit ka qenë e ftuar në primedhe nga produksioni i është kërkuar që ajo t’i lironte ambientet menjëherë.
Në fjalën e tij, Eltoni prek edhe rrugëtimin e Rogertit, duke bërë një pretendim të drejtpërdrejtë mbi të ardhmen e tij në lojë.
Ai pretendon se është arritur një marrëveshje në prapaskenë për ta eliminuar atë nëpërmjet votave të publikut. Sipas tij, ky banor ka zhgënjyer pritshmëritë duke u perceptuar si personazhi më negativ aktualisht, çka i pret automatikisht biletën për në finale.
Sa u përket banorëve që do të shkojnë deri në fund, ai ka një listë të prerë me katër emra.
Sipas tij, dyshja e parë që prekin finalen janë Miri dhe Selini si çift. Për Mirin, ai pretendon se rrugëtimi i tij ka qenë i varur tërësisht nga kjo dramë, pasi më parë ai ishte një emër i panjohur, përkundër emrit të West Side Family.
Dyshja tjetër që e ka të sigurt vendin, sipas parashikimit të tij, janë Brikena dhe Mateo. Tozaj shton në fund se do të dëshironte vërtet një finale me pesë konkurrentë vetëm për të përfshirë aty edhe Shëndrit Lumin.
Sipas tij, Shëndriti e meriton plotësisht të jetë pjesë e asaj nate, por megjithatë listën e katërshes aktuale ai e sheh si të pakontestueshme. /Prive By Liberta Spahiu


