Këngëtari Liri ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve të tij me një postim të fundit në llogarinë e tij në Instagram.
Përmes një fotografie bardh e zi, ku shfaqet në rrugët e një metropoli dhe i mbështetur pranë një makine policie, ai ka dhënë sinjale të qarta se diçka e re po vjen.
Sipër imazhit të ndarë në Instastory, artisti ka shkruar: “Shihemi kto ditë psht!”. Ky mesazh enigmatik konfirmon lëvizjet e tij të radhës, por e mban të fshehtë natyrën e saktë të projektit.
Për momentin, këngëtari nuk ka zbuluar saktësisht detaje rreth asaj që po përgatit, nëse bëhet fjalë për një videoklip të ri apo një bashkëpunim të papritur.
Gjithçka ka mbetur në kuadrin e një surprize dhe mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë ka rezervuar ai për publikun. /Prive By Liberta Spahiu



