Ish-finalistja e njohur e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka befasuar ndjekësit e saj së fundmi me një ndryshim drastik në pamjen e saj.
Ndryshe nga tendencat e zakonshme të kohëve të fundit për të shtuar vazhdimisht volum në fytyrë, Xheneta ka marrë vendimin e guximshëm për të shkrirë “mollëzat” e saj të famshme.
Ajo ka vendosur të heqë dorë nga pamja e ekzagjeruar për t’u rikthyer te një pamje më e freskët dhe plotësisht e balancuar.
Për të arritur këtë rezultat, ajo i është nënshtruar dy seancave të shpërbërjes (dissolving) së mbushësve të mëparshëm. Ajo që dikur dukej si mollëza shumë të theksuara, në fakt ishte një mbushje e tepruar e vijave të buzëqeshjes.
Ndryshimi i saj vjen si një vetëdijesim dhe një mesazh shumë i drejtpërdrejtë për të gjitha vajzat: “Mos u fryni qika se budallaki ish, që s’ka fund, mos gaboni si unë, tha Xheneta për ndryshimin e saj.

Tani, me këtë pamje të re, vihet re qartë dallimi; dukesh shumë më bukur kur nuk je e “fryrë” fare dhe kur fytyra rifiton lëvizshmërinë e saj natyrale.
/Prive By Liberta Spahiu


