Një tjetër bashkëpunim i është shtuar tregut muzikor shqiptar.
Dyshja e njohur, Soni Malaj dhe Bardhi, sapo kanë lansuar projektin e tyre më të ri muzikor të titulluar “Shpirti Digjet”. Kënga, e cila mban vulën e ‘Fole Publishing’, vjen e shoqëruar me një videoklip mjaft të kuruar, duke tërhequr menjëherë vëmendjen dhe pëlqimin e fansave të të dy artistëve.
Ajo çfarë e bën këtë publikim edhe më interesant është momenti i lansimit të tij. Siç dihet tashmë, Soni Malaj është shkëputur nga përditshmëria e saj dhe është pjesë e edicionit të tretë të reality show-t, “Ferma VIP 3”.
Megjithatë, artistja dhe bashkëpunëtorët e saj kanë menduar për çdo detaj përpara nisjes së kësaj aventure televizive. I gjithë projekti muzikor, përfshirë regjistrimin në studio dhe xhirimet e plota të videoklipit, kishte përfunduar kohë para se ajo të hynte në Fermë.
Dëgjojeni të plotë më poshtë! /Prive By Liberta Spahiu


