Nita Latifi ishte e ftuar në emisionin “Canape” përballë gazetarit Shpend Lipa, ku foli për zhvillimet e fundit në jetën e saj personale.
Këngëtarja konfirmoi se është në një lidhje me një person që nuk jeton në Kosovë dhe se tashmë kanë nisur bashkëjetesën jashtë vendit.
Nita tregoi se ky vendim nuk ishte i menjëhershëm, pasi i është dashur kohë për t’u përshtatur me idenë e largimit. Këngëtarja u shpreh se ndjen një lidhje të fortë me vendlindjen, duke thënë se gjysmën e zemrës e ka në Kosovë dhe gjysmën tjetër atje ku po jeton tani.
Pavarësisht ndryshimeve, ajo theksoi se ndihet mjaft e lumtur dhe e plotësuar pranë partnerit të saj. “E kam gjetur lumturinë time, po ndihem e përmbushur. Ai është përkrahësi im,” u shpreh Nita, duke bërë të qartë se po shijon një periudhë shumë të bukur në krahët e personit të zemrës.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


