Të gjithë e njohim si “Piratin” e pandalshëm të fushës, sulmuesin shtatlartë që terrorizon mbrojtjet kundërshtare dhe e dërgon topin në rrjetë pa u menduar dy herë. Por, Vedat Muriqi sapo u ka treguar ndjekësve një anë krejtësisht tjetër të tij, duke vërtetuar se talenti i tij nuk kufizohet vetëm te futbolli.
Së fundmi, ylli i Kombëtares së Kosovës ka marrë një rol të ri dhe tejet të veçantë: atë të floktarit personal. Ka qenë vetë bashkëshortja e tij, Edibe Muriqi, e cila ka ndarë një moment tejet të ëmbël dhe argëtues me ndjekësit e saj në platformën TikTok.
Në videon që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e rrjetit, sulmuesi shfaqet mjaft serioz dhe i përqendruar teksa i than dhe i rregullon flokët bashkëshortes së tij. Me një kujdes maksimal dhe lëvizje të sakta, Muriqi dëshmon se është po aq i vëmendshëm në detajet e vogla romantike sa ç’është i saktë para portës kundërshtare.
Ky moment ka shkaktuar reagime të shumta pozitive dhe simpati te publiku. Përtej imazhit të “luftëtarit” të ashpër në stadiume, fansat po e vlerësojnë “Piratin” e tyre të preferuar si një partner model që e llaston bashkëshorten me gjeste të tilla të përditshmërisë. Siç duket, fitorja më e bukur e Vedatit mbetet gjithmonë familja! /Prive By Liberta Spahiu
@edibemuriqi♬ оригинальный звук – ahmediyar_guitar


