Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka ndarë sot një urim mjaft të veçantë dhe romantik për bashkëshortin e saj, Valon Vataj, me rastin e ditëlindjes së tij.
Përmes një fotografie ku dyshja shfaqen të buzëqeshur dhe plot shkëlqim krah njëri-tjetrit, Albina i ka dedikuar fjalë zemre partnerit të saj, duke theksuar thellësinë e ndjenjave dhe forcën që i bashkon.
“Sot është ditëlindja jote, një ditë e veçantë për ty, por edhe për mua. Ndoshta nuk e them gjithmonë me zë të lartë… por dashuria që kam për ty është e qetë, e thellë dhe e vërtetë,” ka shkruar këngëtarja në postimin e saj në InstaStory.
Më tej, ajo e ka mbyllur urimin me një mesazh plot emocion për të ardhmen e tyre:
“Çfarëdo që të na sjellë rruga përpara, e di që do gjejmë gjithmonë njëri tjetrin, me të njëjtën dashuri që na mban, me të njëjtën forcë që na bashkon, dhe me atë ndjenjë që nuk shuhet, por vetëm rritet çdo ditë më shumë. Urime ditëlindjen Valon, e paç jetën ashtu siç e ke zemrën.”
Por, kjo ditëlindje është padyshim shumë më kuptim dhe më e veçantë se të tjerat për dyshen e njohur.
Siç dihet tashmë, Albina është në pritje të ëmbël. Shumë shpejt çifti do të bekohet me një fëmijë, duke e bërë këtë festë të Valonit edhe më rrezatuese, si ditëlindja e fundit para se familja e tyre të zgjerohet. /Prive By Liberta Spahiu



