Justin Bieber ka vërtetuar se mbetet forca dominuese e pop-it global pas rikthimit të tij historik si kryesues i festivalit të Coachella-s për vitin 2026.
Pas dy fundjavave të njëpasnjëshme në shkretëtirën e Kalifornisë, diskografia e yllit kanadez ka pësuar një rritje marramendëse prej mbi 210% në platformën Spotify në nivel global.
Ky interes i jashtëzakonshëm u reflektua veçanërisht në tregun amerikan, ku dëgjimet e këngëve të tij pësuan rritje rekord, duke përfshirë si hitet e interpretuara në skenë ashtu edhe këngët që nuk ishin në listën e performancës.
Shifrat tregojnë një nostalgji të lartë të fansave për fillimet e karrierës së tij, pasi këngët Favorite Girl dhe That Should Be Me shënuan një rritje prej mbi 1000%, të ndjekura nga Beauty and a Beat me 795% dhe One Less Lonely Girl me 720%.
Ky sukses u konkretizua me rikthimin e 19 këngëve të tij në listat globale të Spotify që prej datës 10 prill, duke e bërë Justin Bieber artistin më të dëgjuar në botë brenda një dite të vetme me mbi 77 milionë dëgjime.
Performanca e tij prej 90 minutash ishte një gërshetim mjeshtëror i albumit të ri Swag dhe klasikëve të tij, ku nuk munguan bashkëpunimet live me artistë si Tems, Wizkid dhe The Kid LAROI.
Një nga momentet më të komentuara në rrjetet sociale ishte prania e bashkëshortes së tij, Hailey Bieber, e cila u pa në zonën VIP duke mbështetur Justin në çdo moment të performancës.
Ky triumf në Coachella 2026 shënon rikthimin më të fuqishëm të Bieber në skenat e mëdha, duke konfirmuar se pavarësisht pauzave, ndikimi i tij në industrinë e muzikës mbetet absolut. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


